Eureka! Do të luajmë në Pallat Sporti të dekompozuar nga koha…

Share Button

Gjergj-Vyshka-tjeter

Nga Gjergj Vyshka 04.01.2016 07:35

Kombëtarja e femrave të basketbollit i shpëton të qenit emigrant dhe pranon që me Italinë më 24 shkurt, në ora 18:00, të luajë në impiantin më të rëndësishëm të lojërave me dorë “Asllan Rusi”. Pranon të marrë edhe rrezikun e gjobave, sepse është e sigurt që do të mbajnë shënime. Pra, “Eureka!” Do të luajmë ndeshje ndërkombëtare në Pallat Sporti të dekompozuar nga koha, atje ku në dimër duhet të rrish me jorgan dhe në verë të dalësh lakuriq. Sepse i ftohti dhe i ngrohti bashkëjetojnë në atë impiant që nuk është vënë dorë prej më shumë se 25 vjetësh.

Është fjala për “Asllan Rusin” në të cilën Federata Shqiptare e Basketbollit, pas kalimit të disa afateve të vendosura nga Federata Evropiane e Basketbollit, ka vendosur që ndeshjen e radhës me Italinë më 24 shkurt në ora 18:00 ta luajë atje. Kënaqësia është se të paktën kombëtarja e femrave nuk morri rrugët e “kurbetit”, për të luajtur gjetiu si pritëse nëpër impiantet e fqinjëve. Por nëse është vendosur kështu nga Federata Shqiptare e Basketbollit do të thotë se ka marrë përsipër edhe riskun e gjobave që do të vijnë nga ndërkombëtaret.

Sepse është e sigurt që ata do të mbajnë shënime përtej ndonjë arnimi të rastësishëm për ta zbukuruar një Pallat Sporti tashmë të mplakur që duket se duhet rrëzuar e duhet filluar nga e para. Ndoshta italianët do të mund ta vënë dorën në zemër, edhe sepse e dinë që do të vijnë të luajnë më tepër një ndeshje stërvitore, pasi sapo të zbresin në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit fitoren e kanë në xhep. Pasi ky është niveli i basketbollit të femrave të Shqipërisë, atje ku në dy ndeshjet e para jemi mundur me 83 pikë diferencë nga Italia dhe me 60 pikë diferencë nga Mali i Zi.

Por nuk kanë për të falur as gjyqtarët, të cilët së bashku me kundërshtaret do të turren për në hotel për t’u larë, apo dhe vëzhguesi ndërkombëtar. S’duhet të harrojmë që më 21 gusht të dërguarit e Federatës Evropiane të Basketbollit e kanë ngelur në klasë impiantin “Asllan Rusi” dhe impiantet e tjera që kanë parë në Durrës e në Elbasan. Sepse ata janë jashtë kohës dhe nuk plotësojnë asnjë kriter ndërkombëtar. Madje një sportdashës ka bërë edhe një pyetje me të drejtë, teksa ka mësuar që me Italinë më 24 shkurt në ora 18:00 do të luhet në “Asllan Rusi”: “Ore me se do të ngrohen…?”.

Sepse edhe atëherë do të jetë përsëri kulmi i të ftohtit. Por Federata Shqiptare e Basketbollit e lënë vetëm nga të gjithë në këtë situatë tashmë e ka ndarë mendjen. Me Italinë, më 24 shkurt, ora 18:00 luhet në “Asllan Rusi” me kapacitet 3,000 vende të ulura, por që është krejtësisht i dekompozuar. Ja dhe teksti që i është dërguar dje Federatës Evropiane të Basketbollit: “Për shkak të mbylljes së afatit të fundit të konfirmimit, që është 21 dhjetor, ju lajmërojmë konfirmimin zyrtar të vendit se ku do të luajmë ndeshjen e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017”.

“Jemi të gatshëm t’iu përgjigjemi në çdo kohë dhe ju duhet të kuptoni situatën tonë, ndërsa ju urojmë të kaloni një javë të këndshme”, – vijon më tej shkresa e FSHB-së. Përfundimisht Federata Shqiptare e Basketbollit ka qenë në vështirësi, ndërsa pas shumë e shumë diskutimesh ka konfirmuar Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” për ndeshjen me Italinë. Me shpresën se në gusht kur të nisin meshkujt e në nëntor kur të rriturat do të luajnë me Britaninë e Madhe dhe Malin e Zi kushtet të kenë ndryshuar. Që të mos themi më luajmë në Pallat Sporti të dekompozuar nga koha…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh