AlbanianSport.com 15/10/2018 18:00
ASNN – Boltit i kërkojnë në formë ultiumatumi të bëjë testin antidoping, irritohet “Biri i erës”. Rekordmeni i atletikës në 100 e 200 metra, Jusein Bolt, u tërhoq nga garat e atletikës vitin e kaluar dhe tani po tenton të krijojë një kontratë me klubin australian të Sentrëll Kost Merinërs por nuk po e lënë të qetë. Në shtëpi i ka mbërritur letër-urdhëresa që duhet të bëjë testet e antidopingut.
“Unë jam tërhequr nga atletika dhe jam duke tentuar të bëhem futbollist por shikojeni këtë”, – ka thënë Bolti, përmes një videoje të cilën e publikoi në llogarinë e tij në Instagram, teksa e fokusonte kamerën në paralajmërimin për testet e dopingut. – “Si është e mundur që do të testohem për doping sot? – ka vijuar xhamajkanii. – Unë nuk jam as futbollist profesionist ende, seriozisht.”
“Unë e pyeta zonjën: ‘Pse do të testohem kur nuk kam nënshkruar kontratë me asnjë klub ende?’, – dhe ajo më tha se i kanë thënë që unë jam në atlet elitar, kështu që duhet të testohem”, – ka shpjeguar ai. Në fakt, ka diçka që të bën të dyshosh, sepse kërkesa për testet për doping është lëshuar nga Federata e Futbollit të Australisë.
Legjislacioni i Autoriteteve të Sportit Australian Kundër Dopingut e bën të qartë se sportistët si Bolt mund të testohen, pavarësisht se ai nuk ka nënshkruar ende kontratë profesionale me klubin. Kontrolli antidoping në botë është standard pa kompromis, si i tillë nuk mund të shkelet dhe ka seriozitet në këto çështje.