AlbanianSport.com 06.02.2015 19:45
ASNN – Erzeni ka dhënë një super-goditje, teksa ka marrë portierin e Korabit, Mani Livani. Ky i fundit ishte larguar nga dibranët pas divergjencave që ka pasur me stafin teknik të Korabit për shkak të ardhjes së portierit të Vorës, Erikson Aga.
Livani mbahet mend jo vetëm për rekordin e tij prej 720 minutash pa pësuar gol, ndërsa ka qenë vendimtar në shumicën e ndeshjeve të fazës së parë me dibranët. Ai dje i është bashkuar skuadrës shijakase.
Ndërsa për faqen e “Facebookut të klubit shijakas, ai ka deklaruar: “Jam i lumtur që jam lojtar i Erzenit”. Nuk duhet harruar që Erzeni do ta presë Korabin në fushën e vet në përfundim të fazës së dytë, ndërsa është 4 pikë prapa skuadrës dibrane në kryesimin e grupit të Veriut në Kategorinë e Dytë.