AlbanianSport.com 13.03.2015 22:10
ASNN – Erzeni është duke bërë të gjithë përgatitjet e veta për ndeshjen me Partizanin B, që do ta luajë të dielën në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut. Në skuadrën e Orman Vorës do të kthehet Haxhi Kacmoli, i cili pas një mungese të gjatë është sërisht në radhët e skuadrës shijakase.
Jo vetëm kaq, por për ndeshjen ndaj Partizanit B do të kthehet dhe Denis Troplini, i cili në sfidën ndaj Teutës B, në Durrës, ka munguar për shkak të kartonëve. Me formacion më të plotë, shijakasit shpresojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive dhe mbajtjen e vendit të dytë.
Që do të thotë një ndeshje në “play-off” me të 9-tën e grupit të Jugut të Kategorisë së Parë. Megjithatë Erzeni shpreson që të kapi vendin e parë dhe të jetë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Sidoqoftë tashmë vëmendja është që të nxirret me sukses ndeshja me Partizanin B.