Gjergj Vyshka 06.01.2015 16:15
Erzeni, i cili sivjet pretendon që të ngjitet në Kategorinë e Parë, ashtu sikurse një pjesë e mirë e skuadrave të Kategorisë së Dytë, më 12 janar 2015 do të nisë periudhën përgatitore. Do të jetë një periudhë e gjatë stërvitore, e cila do të jetë dhe e fortë, në kushtet kur më 22 shkurt do të nisë faza e dytë e kampionatit.
Kohë më parë është deklaruar se pjesë e Erzenit janë bërë Hodo, Taullahu, Zakova dhe portieri Sulejman Hoxha. Mirëpo deri më tani edhe këto emra janë në dilemë, në një kohë që të paktën një javë përpara fillimit të stërvitjes nuk deklarohen të larguar nga skuadra shijakase.
Sipas shijakasve, flitet për shumë emra, të cilët do të mund të bëhen pjesë e Erzenit. E megjithatë se cilët do të jenë ato që do të përforcojnë Erzenin kjo do të shihet pas përfundimit të fazës përgatitore, sepse lojtarët do të përzgjidhen nga trajneri i skuadrës, Vora.
Pra se kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet, kjo dhe pas provave që do të bëhen deri më 22 shkurt, kohë në të cilën do të nisi dhe periudha përgatitore, do ta vendosë trajneri i shijakasve.