AlbanianSport.com 27.03.2017 19:25
ASNN – Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar vazhdon të zgjerojë dhe të pasurojë gamën e transmetimeve sportive. Kampionati Botëror i Aeronautikës që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës nga data, 5 deri më 14 maj 2017, do të jetë ekskluzivitet i RTSH dhe RTSH sport, duke treguar edhe një herë vëmendjen e këtij institucioni në drejtim të sportit dhe evenimenteve më të rëndësishme të tij.
RTSH nënshkruan një tjetër marrëveshje të rëndësishme për sa i përket transmetimeve sportive. Kampionati Botëror i Aeronautikës që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës në datat 5-14 maj do të jetë ekskluzivitet i RTSH dhe RTSH sport, duke treguar edhe një herë vëmendjen e këtij institucioni në drejtim të sportit dhe evenimenteve më të rëndësishme të tij.
Gati 220 fluturues nga e gjithë bota do të instalohen për 10 ditë me radhë në bregdetin jonian dhe do të garojnë për titullin botëror. Vetë Presidenti i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Renis Troshana, shfaqet shumë entuziast pas nënshkrimit të kontratës me Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi. Pjesë e këtij kampionati do të jenë edhe sportistë nga Kina, SHBA apo edhe Rusia.
Ky do të jetë jo vetëm një veprimtari sportive, me kujdesin e veçantë të Federatës Botërore të Aeronautikës, por edhe një mundësi e artë për promovimin e turizmit shqiptar dhe bukurive që të ofron riviera e bregdetit shqiptar. Për Alket Islamin, kjo është një ëndërr e kthyer në realitet, sepse do të jetë një Botëror që do të ndiqet në cdo familje shqiptare.
Kampionati i 9-të Botëror i Fluturimeve të Lira në disiplinën e precizionit do të zhvillohet në Shqipëri në datat 5-14 maj dhe do transmetohet në kanalin RTSH 1 dhe RTSH Sport.