Emanuel Egbo, “shuplakë” afrikane për Tiranën, “trajneri i vitit” në Nigeri

Share Button

AlbanianSport.com 28/02/2021 18:40

ASNN – Njeriu që riktheu Tiranën tek titulli pas 11 vitesh, vlerësohet në vendin e lindjes. Emanuel Egbo u shkarkua nga stoli i Tiranës në fillim të këtij sezoni pas vetëm 3 ndeshjesh në të cilat regjistroi 2 rezultate negative. Por ish-portieri është vlerësuar së fundmi me çmimin e trajnerit nigerian më të mirë të vitit 2020.

Tirana e shkarkoi pas dy ndeshjeve të dobëta, por Emanuel Egbo shpallet trajneri i vitit në Nigeri. Duket se tek gjigandja bardheblu nuk vlerësuan ashtu siç duhet, duke mos ia njohur plotësisht meritat që riktheu titullin “kampion” në shtëpinë bardheblu pas 11 vitesh dhe duke e kthyer në një festë të madhe 100-vjetorin e themelimit të klubit.

Emanuel Egbo u shkarkua nga stoli i Tiranës në fillim të këtij sezoni pas vetëm 3 ndeshjesh në të cilat regjistroi 2 rezultate negative një humbje ndaj Teutës në kampionat dhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë nga Korabi, dhe tashmë bardheblutë po vuajnë pasojat e këtij ndryshimi me skuadrën që nuk po përgjigjet në fushë dhe për momentin është jashtë objektivave sezonal.

Sidoqoftë, në vendlindjen e tij, Nigeri, ia dinë vlerën Emanuel Egbosë i cili u bë trajneri i parë afrikan që fiton një titull në Evropë. Së fundmi ish-portieri është vlerësuar me çmimin e trajnerit nigerian më të mirë të vitit 2020 në mbrëmjen gala të “The Ballers Awards 2020”, ku vlerësohen futbollistët dhe trajnerët më të mirë nigerianë gjatë vitit të fundit.

Një vlerësim ky për trajnerin që sfidoi gjasat dhe paragjykimet, duke e rikthyer Tiranën tek titulli, por që më pas vuajti sindromën e përhershme të futbollit shqiptar sa i përket mosvlerësimit të punës dhe arritjeve, duke i marrë ato të mirëqena dhe jo si rezultat i punës së profesionistëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh