AlbanianSport.com 01/12/2018 22:35
ASNN – Kalendari i ndeshjeve të Kombëtares në grupin H, kuqezinjtë e nisin me Turqinë në shtëpi dhe e mbyllin me Francën në Stadiumin “Arena Kombëtare”. Pas hedhjes së shortit të Eliminatoreve të Euro 2020-ës, sot pasdite u mësua dhe kalendari i ndeshjeve në grupin H, ku bëjnë pjesë kuqezinjtë.
Shqipëria e trajnerit Kristian Panuçi do t’i nisë këto eliminatore më 22 mars 2019, ditën e Sulltan Novruzit dhe ekuinoksit pranveror, pikërisht me Turqinë, një ndeshje që do ta luajë me shumë gjasë në “Elbasan Arena”.
Më pas vijojnë ndeshjet me radhë dhe në fund kuqezinjtë do të përballen me Francën, po në shtëpi, një ndeshje që me shumë gjasë do të luhet në impiantin e ri kombëtar, në “Arenën Kombëtare” në kryeqytet
Eliminatoret e Euro 2020
Grupi H
Ndeshjet e Shqipërisë:
Ndeshja e parë
(22 mars 2019)
Shqipëri – Turqi
Ndeshja e dytë
(25 mars 2019)
Andorrë – Shqipëri
Ndeshja e 3-të
(8 qershor 2019)
Islandë – Shqipëri
Ndeshja e 4-t
(11 qershor 2019)
Shqipëri – Moldavi
Ndeshja e 5-të
(7 shtator 2019)
Francë – Shqipëri
Ndeshja e 6-të
(10 shtator 2019)
Shqipëri-Islandë
Ndeshja e 7-të
(11 tetor 2019)
Turqi – Shqipëri
Ndeshja e 8-të
(14 tetor 2019)
Moldavi – Shqipëri
Ndeshja e 9-të
(14 nëntor 2019)
Shqipëri – Andorrë
Ndeshja e 10-të
(19 nëntor 2019)
Shqipëri – Francë