AlbanianSport.com 11.09.2015 16:10
ASNN – “Qemal Stafa” nuk do të jetë stadiumi i vetëm në kryeqytet me ndriçim. Ndeshjet në mbrëmje vonë tani e tutje mund të zhvillohen edhe në impiantin tjetër kryeqytetas, Stadiumin “Selman Stërmasi”.
Pas rikonstruksionit të mjediseve të brendshme, shkallëve dhe tapetit, tashmë stadiumi në fjalë do të ketë dhe rrjetin e vet të ndriçimit, konkretisht prozhektorët. Kjo do të thotë se Tirana mund të luajë ndeshjet e saj në këtë stadium edhe në orët e vona të mbrëmjes.
Por, në të njëjtën kohë impianti mund të shërbejë për zhvillimin e seancave stërvitore në
orët e mbrëmjes edhe për skuadra të tjera. Tashmë kryeqyteti dhe klubet zinxhir bardheblu kanë një mundësi më shumë.