AlbanianSport.com 30.10.2014 19:50
ASNN – Përtej humbjes minimale në Korçë, përballë Skënderbeut, trajneri i Elbasanit, Muharrem Dosti, ka pohuar se mbijetesa do të jetë një mision mjaft i vështirë për skuadrën e tij. “E disata herë në këtë sezon të Kategorisë Superiore që ne humbasim po me rezultatin e ngushtë 0-1”, – ka deklaruar ai.
“Besoja se në këtë ndeshje do të funksiononte kundërsulmi, por kjo nuk ndodhi, pasi kaq ishin fuqitë tona, – ka vijuar ish-portieri i mirënjohur elbasanas. – Edhe 1-0 është një humbje dinjitoze për ne. Mbijetesa sigurisht që është e vështirë për Elbasanin, pasi javë pas jave po humbasim dhe situata është kritike. Skënderbeu na bëri presion gjatë gjithë lojës dhe Elbasani nuk mund të jepte më shumë se çfarë dha në këtë 90 minutësh.”
“Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, pasi nga Korça lagohemi të kënaqur vetëm që nuk pësuam gola të tjerë”, – ka përfunduar trajneri i Elbasanit, Muharrem Dosti.