AlbanianSport.com 11.08.2015 12:20
ASNN – Pas afrimit të portierit kamerunas, mbrojtësit Bella, mesfushorëve Shehaj dhe Toçi dhe sulmuesit Sopjani, Elbasani tani është vënë në “gjurmët” e mbrojtësit të Lushnjës, Laert Ndoni.
Burime të besushme nga kampi verdheblu kanë pohuar për gazetat sportive të ditës se 31-vjeçari shihet si një mundësi e mirë për të blinduar një herë e mirë prapavijën duke e shtuar edhe më tej konkurrencën në ekip.
Fakti që skuadra e Lushnjës ka probleme me organizimin dhe ende nuk po dihet se çfarë do bëhet me këtë klub, ka bërë që Elbasani të tentojë të përfitojë nga kjo situatë jo e mirë që po kalon kampi lagunar.
Mësohet se tek lushnjarët verdheblutë nuk kanë piketuar vetëm Ndonin, por janë duke vëzhguar me kujdes situatën edhe me të tjerë futbollistë. Më parë verdheblutë tentuan edhe afrimin e golashënuesit Mikel Canka nga kjo skuadër.
Por, në fund, sulmuesi i mirënjohur zgjodhi të veshë fanellën e Luftëtarit.