AlbanianSport.com 20.03.2016 16:35
ASNN – Elbasani ia ka dalë që të mundë Tirana Eagles takimin tjetër të javës së në basketboll, teksa djemtë verdheblu kanë fituar në shifrat 85-69. Përballja ka qenë interesante, por që në fillim ajo nis nën diktatin e vendasve, teksa në pjesën e parë fitojnë 23-17.
I njëjti ritëm vijon edhe në pjesën e dytë dhe ajo mbyllet 22-15, duke bërë që vendasit të shkojnë në pushim në epërsi 45-32. Pjesa e tretë do të ishte në barazim total, sepse mbyllet 22-22 dhe shifrat shkojnë 67-54.
Në të fundit janë sërish elbasanasit që tregohen më të saktë dhe e fitojnë 18-15 dhe krejt takimin 85-69. Në fakt ka pasur ankesa nga Tirana Eagles për gjykimin, që sipas tyre ka qenë i njëanshëm, ndërsa ka dhënë plot shtatë teknik për këtë ekip.
ELBASANI – TIRANA EAGLES 85–69
(23-17, 22-15, 22-22, 18-15)
ELBASANI: Biçoku, Isufi, B. Skëndaj, Mata, Leka / Koçiasi, I. Skëndaj, Musta, Balliu. Trajner: B. Sinani
TIRANA EAGLES: Adili, Tice, Skëndaj, Prodani, Xhemali / Hasa, Tufa, Çaçi, Zelaj, Dashi, Nallbani, Kala. Trajner: K. Dedaj
GJYQTARË: G. Basho, J. Gokaj (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 14-të
(18-19 mars 2016)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Superiori 63-65
Skënderbeu pushim
Të shtunën:
Elbasani – Tirana Eagles 85-69
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior 12 9 3 871-645 21
- Ardhmëria 11 9 2 796-560 20
- Elbasani 11 8 3 852-614 19
- Skënderbeu 11 1 10 597-779 12
- Tirana Eagles 11 1 10 527-818 12