AlbanianSport.com 01.03.2015 07:05
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, ka luajtur dje takimin e parë të javës së 9-të, duke dëshmuar konkurrencën e madhe që e ka karakterizuar këtë grup prej 4 skuadrash.
Kjo sepse Elbasani është rikthyer në vallen për një vend në Superligë, duke mundur Studentin 64-61 dhe duke u barazuar në renditje me kryeqytetasit, me nga 14 pikë, po aq ka edhe Teuta kryesuese, që sot është mysafire në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun.
Në ndeshjen e Elbasanit, diferencën për vendasit e ka bërë pjesa e parë dhe ajo e tretë, të cilat skuadra e Arben Xhyrës i ka fituar përkatësisht 21-13 dhe 25-15, duke krijuar një epërsi komode.
Ndonëse skuadra e trajnerit të ri, Henri Moja, është kundërpërgjigjur duke fituar 10-minutëshin e dytë, 12-7, dhe sidomos atë të katërtin 21-11, kjo nuk i ka mjaftuar Studentit të shmangë humbjen 61-64.
ELBASANI – STUDENTI 64-61
(21-13, 7-12, 25-15, 11-21)
ELBASANI: Musta, Biçoku, B. Skëndaj, A. Çela, Koçiasi/Leka, I. Skëndaj, Isufi, Guxho, Balliu, Uruçi, F. Çela. Trajner: A. Xhyra
STUDENTI: Belliu, Danushi, Tufa, Brari, Beqo/Shahini, Fjolla, Lame, Çelmeta, Latifi, Kasemi. Trajner: H. Moja
GJYQTARË: G. Gici (Tiranë), M. Kasemi (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 9-të
(28 shkurt-1 mars 2015)
Të shtunën:
Elbasani – Studenti 64-61
Të dielën:
Skënderbeu – Teuta –
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Teuta 8 6 2 573-486 14
- Studenti 9 5 4 585-558 14
- Elbasani 9 5 4 597-616 14
- Skënderbeu 8 1 7 477-570 9