AlbanianSport.com 13.02.2015 08:50
ASNN – Stadiumi “Elbasan Arena” është kthyer sërish në një kantier ndërtimi. Prej disa ditësh ka nisur puna për ndërtimin e pistës atletike me tartan, sipas të gjitha kushteve ndërkombëtare, në mënyrë që aty të zhvillohen edhe gara të këtij niveli.
Kështu ky stadium nuk do t’i shërbejë vetëm futbollit, por edhe atletikës. Kostoja parashikohet të arrijë në rreth 24 milionë lekë.
Mësohet se pista do të jetë me 6 korsi përgjatë gjithë perimetrit të saj, ndërsa në pjesën ku do të bëhen garat me 100 metrave do të jetë me 8 korsi.
Në këtë mënyrë plotësohen edhe kriteret për të pritur gara ndërkombëtare. Me shumë gjasa, kjo pistë do të jetë gati para 29 marsit, datë kur kombëtarja shqiptare do të luajë me Armeninë, për Eliminatorët e Evropianit “Francë 2016”.