Ekskuzive / Llazani: Me 597 ndeshje, basketbollit ia kalon vetëm futbolli (I)

Share Button

ABK-Korab-Llazani

Gjergj Vyshka 21.05.2015 18:55

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit bën analizën e tij. Veprimtaritë, kombëtaret e moshave, kombëtarja e të rriturave dhe gjithçka tjetër në fokusin e tij. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, në një intervistë ekskluzive për AlbanianSport.com, ka bërë një analizë të gjerë të punës njëvjeçare të sportit të koshit në vendin tonë.

Basketbollit, për hir të së vërtetës duhet pranuar se për veprimtaritë kombëtare vjen i dyti pas futbollit, ka një shtrirje të gjerë. Veprimtarie jo vetëm me të rriturit dhe të rriturat, por dhe të rinjtë, të rejat, paratërinjtë, Nën-14-vjeçarët, Nën-12-vjeçarët dhe Nën-10-vjeçarët. Dhe për rrjedhojë tashmë janë krijuar dhe kombëtaret e moshave, të cilat bëhen gati të marrin pjesë në Kampionatet Evropiane.

Jo vetëm kaq, por në fokus është dhe kombëtarja e të rriturave, si dhe projekti për Shkollat e Basketbollit. Me të gjitha këto, ndonëse ka ende për të bërë, basketbolli shqiptar është kthyer gradualisht në një industri të rëndë. Por ajo që dhëmb është infrastruktura, e cila ka ende për t’u përmirësuar dhe për t’u rregulluar. Ja dhe pjesa e parë e intervistës së Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, për AlbanianSport.com, ndërsa në ditët në vijim do t’ju sjellim edhe pjesët e tjera:

 

 

– Kohë më parë, keni përmendur që, për nga shkalla e veprimtaritë kombëtare që zhvilloni brenda sezonit vini të dytët pas futbollit. Ku e mbështesni këtë argument?

– Veprimtaritë e zhvilluara nga FSHB-ja për edicionin 2014-2015 janë: Kampionati kombëtar për të rritur – Meshkuj (Superliga 6 ekipe, Kategoria e parë 4 ekipe). Më konkretisht, Superliga që zgjati nga data 16.10.2014 deri më 28.04.2015 dhe në total u luajtën 68 ndeshje. Kategoria e Parë, që zgjati nga data 25.10.2014 deri më 17.04.2015 dhe u luajtën në total 27 ndeshje. Kupa e Shqipërisë, që zgjati nga data 07.11.2014 deri më 20.12.2014 dhe u luajtën në total 9 ndeshje; Superkupa e Shqipërisë, më 23 janar 2015, 1 ndeshje. Dhe vetëm për meshkuj janë 105 ndeshje. Kalojmë në Kategorinë e Parë e Femrave ose Të Rriturave. Janë pjesëmarrëse 9 ekipe dhe kampionati ka nisur më 18 tetor 2014 e ka përfunduar më 29 prill 2015, në total 82 ndeshje. Kupa e Shqipërisë, që zgjati nga data 2 dhjetor 2014, deri më 18 dhjetor 2014 dhe u luajtën 7 ndeshje. Superkupa e Shqipërisë, më 23 janar 2015, 1 ndeshje. Në total për të rritura janë 90 ndeshje të luajtura. Vijojmë me Kampionatin Kombëtar të Nën-18-vjeçarëve për djem, ku pjesëmarrëse ishin 14 ekipe, dhe në sezonin që nisi më 7 nëntor 2014 dhe përfundoi më 26 prill 2015, janë luajtur gjithsej 123 ndeshje. Për Nën-18-vjeçaret vajza, me pjesëmarrjen e 7 ekipeve, nga 9 nëntori 2014 deri më 12 prill 2015, janë luajtur 87 ndeshje. Për Nën-16-vjeçarët djem, në një kampionat me 15 ekipe, që ka nisur më 30 nëntor 2014 dhe ka përfunduar më 6 prill 2015 janë luajtur 63 ndeshje. Në grupmoshën deri në 14 vjeç, në turneun “Tirana 2015”, atje ku morën pjesë 18 ekipe, nga 9 shkurti 2015 deri më 1 qershor 2015, janë luajtur 69 ndeshje. Për Nën-12-vjeçarët në turneun e parë, më 8 dhjetor 2014 janë luajtur 12 ndeshje, në turneun e dytë nga 27 deri më 31 mars 2015 janë zhvilluar 8 ndeshje dhe në të tretin, nga 12 maj 2015 deri më 11 qershor 2015 do të luhen 22 ndeshje. Dhe në total për këtë kategori moshash janë zhvilluar 42 ndeshje. Për vajza të kësaj kategorie, teksa kanë qenë pjesëmarrëse vetëm tre ekipe, janë zhvilluar në total 7 ndeshje, kurse për Nën-10-vjeçarët 11 ndeshje. Më duhet të them që gjatë muajit qershor do të zhvillohen turne për moshën deri në 16 vjeç dhe 14 vjeç. E në këtë të fundit jo vetëm për djem, por dhe për vajza. Natyrisht që shtrirja në kohë është relativisht e gjatë dhe ne dëshirojmë të kemi një pjesëmarrje akoma më të madhe. Nuk mendoj që ka ndonjë sport tjetër në vendin tonë që ka një veprimtari të tillë, përjashto futbollin. Jam i mendimit që në të ardhmen veprimtari i sportit të basketbollit do të jetë akoma më i madh, kjo me rritjen e numrit të mjediseve sportive, të cilat na kufizojnë për organizimin e më shumë veprimtarive, sidomos me moshat e reja. Kjo dhe për faktin se prurja në drejtim të kësaj loje është gjithnjë në rritje.

 

 

– Kampionat të rinj e te rejash, paratërinjsh, veprimtari për grupmoshat e Nën-10-vjeçarëve, Nën-12-vjeçarëve dhe Nën-14-vjeçarëve. A ndjehet e plotësuar Federata Shqiptare e Basketbollit me veprimtari, apo ka diçka që mungon?

– Siç e kam përmendur dhe më lart janë përfshirë në veprimtarinë e FSHB-së të gjitha kategoritë. Ne në punën tonë, në bashkëpunim me shoqatat anëtare, kemi deleguar organizime turneshë të ndryshëm. Këtë formë pune e vlerësoj si mjaft të rëndësishme dhe frytdhënëse, e cila besoj se do të përmirësohet gjithnjë e më shumë. Mungesa e ambienteve sportive nuk e lejon përballimin e fluksit dhe kërkesës për rritjen e numrit të ndeshjeve. Ajo që ne kemi vënë re është fakti që ka shumë skuadra që stërviten dhe nuk përfshihen në veprimtarie. Kjo padyshim që nuk është gjë e mirë, sepse nuk mund të privohen fëmijët nga pjesëmarrja në veprimtaritë e organizuara.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh