AlbanianSport.com 04.10.2014 18:15
ASNN – Duke i bërë një analizë të këtij fillimsezoni të Kategorisë Superiore, ish-futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, Ermal Tahiri, ka theksuar se Skënderbeu do ta ketë të vështirë mbrojtjen e titullit. Sipas Tahirit, formula e re e Kategorisë Superiore me 10 skuadra është arsyeja kryesore për rritjen e rivalitetit të vërejtur në këto 6 javë të para të sezonit.
Formula e re e Kategorisë Superiore me 10 skuadra është arsyeja kryesore për rritjen e rivalitetit të vërejtur në këto 6 javë të para të sezonit të ri nivelin më të lartë të futbollit shqiptar. I këtij mendimi është ish-futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, Ermal Tahiri, i cili, duke folur për Televizionin Shqiptar, ka theksuar se pritet një sezon interesant. Sipas Tahirit, Skënderbeu do ta ketë të vështirë mbrojtjen e titullit këtë sezon.
Aktualisht, renditjen e Kategorisë së Parë e kryesojnë Tirana, Flamurtari dhe Partizani, me nga 11 pikë secila, të ndjekura nga Skënderbeu dhe Kukësi, me nga 10 pikë. Klikoni videon e mëposhtme për intervistën e plotë të ish-futbollistit, tashmë drejtor të Shkollës së Futbollit “Loro Boriçi” në Kamëz.