Ekskluzive / Skënderbeu, pak shanse për rezultat pozitiv

Share Button

Adriatik-Balla-tjeter

Adriatik Balla 25.08.2015 17:35

Skënderbeu do ta ketë shumë të vështirë përballjen e dytë me kampionët e Kroacisë, Dinamon e Zagrebit, sidomos për të pretenduar fitoren. Kjo pamundësi lidhet me mungesat e shumta të skuadrës së trajnerit Mirel Josa në këtë ndeshje, ku mungon ylli i këtij ekipi në këtë periudhë, Bernard Berisha, por edhe sulmuesi me eksperiencë Hamdi Salihi. Diferencat në cilësi midis dy skuadrave janë të ndjeshme dhe Dinamo është dukshëm më e favorizuar, mbi të gjitha nga qetësia që i krijon fitorja e ndeshjes së parë.

Duke iu referuar pikërisht ndeshjes së parë, konstatohet lehtë se përgatitja fizike dhe teknike e lojtarëve të Dinamos është më e mirë. Përveç kësaj, kroatët kanë përvojë më shumë në Kupat e Evropës dhe do të kenë mbështetjen e publikut. Avantazhi i vetëm i Skënderbeut në këtë ndeshje lidhet me faktin se grupi nuk ka çfarë të humbasë tjetër, përveçse të provojë të pamundurën. Kjo e bën ekipin të jetë më i lirshëm në fushë dhe të verë nën presion kundërshtarin.

Mënyra e vetme e Skënderbeut për të marrë rezultat pozitiv do të jetë klasikja “mbrojtje-kundërsulm”, duke qenë se ballafaqimi frontal dhe me lojë të mirëfilltë sulmuese është gati i pamundur të realizohet nga korçarët. Shanset e Skënderbeut rriten ndjeshëm dhe mund të shpresojë edhe për përmbysje nëse realizon shpejt golin. Shanset më të mëdha janë që ta çojë lojën në shtesë me fitore 2-1. Në të kundërt do t’i duhet të mbrohet për të marrë një barazim, që do të ishte, gjithashtu, rezultat shumë i mirë.

Personalisht mendoj se Skënderbeu duhet të sulmojë, pavarësisht rezultatit dhe rrezikshmërisë. Në fund të fundit, Liga e Evropës është siguruar dhe kampionët tanë nuk kanë çfarë humbasin nga kjo sfidë. Angazhimi i Prognit dhe Ndikumanës në një pozicion më sulmues e favorizon këtë dhe vetë trajneri Mirel Josa shquhet për trajner që aplikon lojën shpërthyese.

Problemi më i madh i Josës në këtë ndeshje është se ka pak alternativa në dispozicion dhe kjo është shqetësuese. Sidoqoftë, janë 90 minuta në dispozicion dhe, në fund, në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe Skënderbeu ka dhënë prova gjatë këtyre javëve se edhe atë që duket e pamundur mund ta bëjë realitet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh