Ekskluzive / Llazani: 2016-ta, nga sasia, drejt cilësisë. Problem, infrastruktura (Video)

Share Button

Basketboll-Korab-Llazani-bust

AlbanianSport.com 05.01.2016 18:20

ASNN – Në qoftë se 2015-ta ishte viti më i ngjeshur përsa i përket dendësisë së veprimtarive të zhvilluara, në 2016-ën do të synohet rritja e cilësisë. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Korab Llazani, ky është synimi kryesor që Federata Shqiptare e Basketbollit i ka vënë vetes. Duke folur për ekskluzivisht për AlbanianSport.com, ai theksoi se, si rrallëherë më parë, Shqipëria do të marrë pjesë me të gjitha ekipet përfaqësuese në të gjitha nivelet e moshave në arenën ndërkombëtare.

Kështu, viti 2016 është viti ku do të synohet kalimi nga aspekti sasior në atë cilësor. Ky është synimi kryesor që Federata Shqiptare e Basketbollit i ka vënë vetes dhe këtë e pohon për Albaniansport.net edhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Korab Llazani. “2015-ta ishte një vit i ngarkuar me veprimtari, madje ka qenë viti ynë më i ngarkuar me veprimtari, qofshin këto ndërkombëtare dhe kombëtare, në të gjitha kategoritë dhe grupmoshat, – ka thënë ai.

“Më tepër ka qenë ngarkesë voluminoze pune, me ekipet kombëtare, me ekipet e moshave, por, në kushtet aktuale, tashmë duhet ta kthejmë vëmendjen gjatë këtij viti, pra 2016-ës, më tepër kah cilësia”, ka shtuar Llazani, për të cilin, rritja cilësore do të mundësohet nga gërshetimi i një sërë faktorësh. Megjithatë, nr. 2 i organizmit që qeveris basketbollin në vend thekson se problem mbetet infrastruktura sportive. “Ne jemi në një fazë që infrastruktura jonë është e mangët dhe e amortizuar”, – thotë ai.

“Pra, infrastruktura aktuale është e amortizuar, aq sa në Shqipëri ende nuk kemi një mjedis që i plotëson standardet ndërkombëtare, – ka shtuar Llazani. Si rrallëherë më parë, Shqipëria do të marrë pjesë me të gjitha ekipet përfaqësuese në të gjitha nivelet e moshave në arenën ndërkombëtare.

 

– Një 2015-të e dobët, e mirë, e kënaqshme, shumë e mirë… si do ta cilësonit vitin që sapo u mbyll?

– 2015-ta ishte një vit i ngarkuar me veprimtari, madje ka qenë viti ynë më i ngarkuar me veprimtari, qofshin këto ndërkombëtare dhe kombëtare, në të gjitha kategoritë dhe grupmoshat. Më tepër ka qenë ngarkesë voluminoze pune, me ekipet kombëtare, me ekipet e moshave, por, në kushtet aktuale, tashmë duhet ta kthejmë vëmendjen gjatë këtij viti, pra 2016-ës, më tepër kah cilësia. Pra, baza e basketbollit është duke u zgjeruar, por kjo bazë kërkon punën më cilësore, kërkon përgatitje më të shtrirë në kohë dhe pritshmëria do të jetë rrjedhimisht më e madhe.

 

– Ju thoni që e kemi kaluar fazën e volumit, por, kur do të arrijmë tek cilësia?

– Për të arritur tek cilësia, janë një grup faktorësh që ndikojnë, duke filluar nga burimet njerëzore, pra nga kuadri që merret me këtë sport, duke vijuar me mjediset ku zhvillohet përgatitja, dhe nga mundësitë ekonomike që kanë këta grupime sportive për t’u zhvilluar. Ndërthurja e këtyre përbërësve, në kushtet aktuale, është problemi më i madh që ne kemi në dorë, por ne nuk po rrimë. Ne po angazhojmë strukturat tona, që ato të jenë të ndërgjegjshme, të vetëdijshme për misionin që kanë për basketbollin shqiptar, në mënyrë që të shtohen elementët cilësorë, të zgjerohet baza dhe, kësisoj, të rritet cilësia. Por kjo kërkon mbështetje të gjithanshme financiare, mediatike dhe, si të thuash, popullore. Kjo sepse, fatmirësisht, basketbolli është një sport që masat e duan, është një sport që të jep adrenalinë, është një sport që të mëson sesi të jetosh dhe është një sport që të jep emocione dhe kënaqësi që pak sporte t’i japin.

 

– Keni qenë sporti që në 2015-ën, e keni vuajtur mbi kurriz mungesën e infrastrukturës së përshtatshme sportive, e cila duhet thënë se po kthehet në një gangrenë të sportit shqiptar. Si do të dilet nga kjo situatë, të paktën ju si Federatë e Basketbollit, si e shikoni zgjidhjen, a lipset një reagim dhe bashkëpunim i të gjithë elementëve, apo duhet të futet edhe biznesi në lojë?

– Shiko, nuk mundesh që me një “Ferrari”, të ecësh në një rrugë me kalldrëm. Pra, ne jemi në një fazë që infrastruktura jonë është e mangët dhe e amortizuar. Pra, infrastruktura aktuale është e amortizuar, aq sa në Shqipëri ende nuk kemi një mjedis që i plotëson standardet ndërkombëtare. Unë besoj që do t’i vijë koha që edhe basketbolli do ta ketë shpejt një mjedis të tillë. Dhe pse jo? Unë besoj se nuk ka nevojë për ndonjë investim kapital, sepse sot teknologjia ka avancuar dhe krijohen mjedise të vogla, me ndërtime të lehta dhe praktike. Por gjithçka do të vijë gradualisht, pasi ne jemi të ndërgjegjshëm për gjendjen ekonomike në vendin tonë, se ka edhe përparësi. Por, fatmirësisht, po investohet në sport dhe, me të drejtë, vëmendja ka qenë e drejtuar nga futbolli. Megjithatë, jo vetëm tek futbolli, sepse po bëhet një punë premtuese në ish-kompleksin “Dinamo”, ashtu sikundër besojmë se do të ketë ndërhyrje të shpejtë edhe tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Ka disa lëvizje në këtë drejtim që unë i konsideroj premtuese, por që natyrisht janë të pamjaftueshme. Sidoqoftë, do të thoja se, më në fund, shikohet dritë në fund të tunelit edhe për infrastrukturën sportive dhe shpresoj që ky fundi i tunelit të arrihet sa më shpejt.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh