Ekskluzive / “Elbasani Arena” apo “Ruzhdi Bizhuta”… lapsus apo çështje standardesh?

Share Button

UEFA-Faqja-Ruzhdi-Bizhuta

AlbanianSport.com 02.10.2014 20:55

Teksa sytë e sportdashësve janë përqendruar tek data 11 tetor, kur Shqipëria do të presë Danimarkën për ndeshjen e dytë të grupit në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit 2016, po ashtu është rritur interesi për të parë sesa ka ndryshuar stadiumi që do të mirëpresë Kombëtaren kuqezi, në mungesë të një Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” të pezulluar nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare.

Në fakt, stadiumi që gjendet në “kërthizë” të Shqipërisë ka ndryshuar tërësisht dhe tashmë nuk ka asnjë lidhje me atë të parin. Kjo edhe falë një investimi që nisi në kuotën e 1.3 milionë eurove dhe që tashmë thuhet se ka shkuar në 5.5 milionë euro. Por kjo është tjetër gjë. Ajo që të tërheq vëmendjen është se Stadiumi i ri i Kombëtares ka ndërruar pikësëpari emrin. Tanimë ai quhet “Elbasan Arena” dhe jo “Ruzhdi Bizhuta”.

Kjo u bë e ditur pak kohë më parë, kur Këshilli Bashkiak i qytetit të Elbasanit, edhe për të reflektuar një epokë të re të këtij stadiumi, braktisi emrin tradicional dhe zgjodhi një emër modern. Një emër që gjithsesi ka krijuar njëfarë konfuzioni. Ndonëse nuk pohohet zyrtarisht, burime pranë drejtorisë së Stadiumit kanë bërë të ditur për AlbanianSport.com, në kushtet e anonimitetit, se përfaqësuesve të UEFA-s nuk u ka pëlqyer edhe aq ideja e pjesës “Arena” në emërtimin e stadiumit të ri.

Kjo për arsye se, në një botë ku tashmë edhe stadiumet kanë filluar të kategorizohen si hotelet, përsa u përket kushteve që ofrojnë në tërësi (dhe UEFA ka 4 kategori stadiumesh, të ndara qartazi përsa u përket specifikave), edhe termi “Arena” është bërë simbol i një niveli të caktuar kushtesh që ofron një stadium dhe natyrshëm, që, përtej investimeve, “Elbasan Arena” është ende larg “Arenave” të tjera, të tilla si “ArenaAufSchalke”, “Allianz Arena” apo “Amsterdam Arena.”

E për më tepër, teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga ndeshja me Danimarkën, faqja zyrtare në Internet e organizmit që qeveris futbollin kontinental, UEFA, shkruan se ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit, sikundër shihet edhe foton që shoqëron këtë shkrim, dhe jo në “Elbasan Arena”. “Çështje rifreskimi”, – thotë zyrtari i sektorit të licencimeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, Elton Gjipali.

I kontaktuar nëpërmjet linjës telefonike, Gjipali ka deklaruar për AlbanianSport.com se informacioni për pretendimet e UEFA-s për emrin nuk janë të vërteta dhe as nuk i janë bërë të ditura FSHF-së. “Fakti që UEFA ka vendosur që ndeshja të luhet në “Elbasan Arena” tregon se organizmi i futbollit evropian tashmë e ka certifikuar stadiumin e ri të kuqezinjve”, – thekson zyrtari i FSHF-së.

Po përsa i përket emërtimit të stadiumit në faqen zyrtare të UEFA-s? A është ai një lapsus? “Nuk bëhet fjalë për lapsus”, – thotë Gjipali, duke treguar kujdes në terminologjinë e përdorur. “Unë do të thoja që është më tepër një çështje rifreskimi të informacionit. Ne nuk kemi patur asnjë kërkesë për sqarim nga ana e UEFA-s për çështjen e emrit të Stadiumit”, – shton ai, duke lënë të nënkuptohet se as nga ana e FSHF-së nuk ka patur një përpjekje për ta sqaruar çështjen e emrit me UEFA-n.

Kjo, sipas Gjipalit, edhe për arsye se për FSHF-në, “Elbasan Arena” ende nuk është përuruar me ceremonial dhe kjo mbase ka çuar në konfuzionin me emrin përsa i përket faqes së UEFA-s në Internet. Sidoqoftë, zyrtari i FSHF-së nënkupton një zyrtarim publik, sepse zyrtarizim më zyrtar për emrin e stadiumit sesa një vendimi i Këshillit Bashkiak të qytetit të Elbasanit, që u mor më 25 qershor të këtij viti.

Ajo që duhet theksuar është se, për një numër arsyesh, të tilla si kriteret apo edhe komerciale, UEFA në jo pak raste ka vendosur veton përsa u përket emrave të stadiumeve. Shembull konkret është stadiumi fantastik “Allianz Arena” i Bajernit të Mynihut, që në faqen e UEFA-s në Internet njihet si “Fusball Arena, Munchen” dhe një numër stadiumesh të tjera në Gjermani që mbartin emra kompanish në emërtimet e tyre.

Lapsus apo çështje kriteresh, do të jenë ditët e ardhshme ato që do ta sqarojnë dilemën e emrit të stadiumit të Elbasanit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh