Ekskluzive / De Biazi: Franca, ende larg, besoj te drejtësia në Lozanë (Video)

Share Button

ABK-De-Biazi-ok

AlbanianSport.com 11.04.2015 17:10

ASNN – Euforia dhe festa e fitores për Armeninë është fashitur tashmë dhe Xhovani De Biazi është një njeri i qetë, që ka ardhur në Tiranë për një vizitë dyditore, për t’u kthyer më pas në Itali. Në një intervistë ekskluzive dhënë sot për Televizionin Shqiptar, ai thotë se Parisi dhe Franca janë ende larg se për t’u kualifikuar për në Euro 2016 ka ende shumë për të bërë.

“Jemi ende në mes të rrugëtimit tonë dhe prandaj nuk e shohim dot akoma me sy Parisin dhe duhet të qëndrojmë këtu, me këmbët në tokë, – thekson De Biazi. – Në shtator kemi dy ndeshje shumë të vështira, më datë 4 me Danimarkën atje dhe 7 me Portugalinë në fushën tonë dhe këto janë me të vërtetë dy sfida të mëdha që duhet t’i kapërcejmë.”

Për De Biazin, Kombëtarja po korr tani frytet e punës së bërë gjatë viteve të para si trajner i kuqezinjve dhe nuk është thjesht çështje fati. “Më tepër sesa fati, ka qenë të punuarit me seriozitet dhe rigorozitet dhe për një projekt të së ardhmes”, – këmbëngul ai. Ndërsa për kritikët e skemave të tij dhe përzgjedhjes së formacionit, ai u përgjigjet se Shqipëria duhet të jetë e ndërgjegjshme për potencialin e saj.

“Më duket normale që të ketë kritika, sepse të gjithë trajnerët e Kombëtares kritikohen, qoftë ku fitojnë, qoftë kur humbin, – thotë 580-vjeçari. – Por besoj se një skuadre që të ecë përpara, një skuadre si Shqipëria, i duhet të ruajë baraspeshën, prandaj nuk duhet të rrezikojmë duke u hedhur në sulm dhe duke prishur ekuilibrat, sepse rrezikojmë të bëjmë një figurë të keqe ndaj skuadrave si Danimarka apo Portugalia, që janë skuadra mjaft të të mira teknikisht sesa ne dhe të ndëshkojnë.”

Vetëm pak ditë na ndajnë nga vendimi i KAS-it për ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe Xhovani De Biazi shpreson tek vendosja e drejtësisë. “Kemi një shpresë, një shpresë se do të vendoset drejtësia, – thotë ai. – Besoj që ajo që ndodhi me Rusinë në Malin e Zi mund të jetë një motiv për ne për të shpresuar që do të bëhet drejtësi. Në Beograd, ne nuk u krijuan kushtet për të bërë një ndeshje normale.”

“Dhe prandaj shpresoj që në Lozanë të vendoset drejtësia, sepse ajo humbje në tavolinë që na dha UEFA na penalizon, sepse kjo humbje, është e vetmja që ne kemi pësuar në këto Eliminatore, – thotë italiani. – Pra, na ka mundur vetëm Disiplina.” Trajneri i Kombëtares kuqezi sqaron se nuk është supersticioz dhe se, në ato pak raste që shkon në kishë, nuk lutet për futbollin.

“Nëse shkoj në kishë, i lutem Zotit për shëndetin e time bije, sime shoqeje dhe të miqve të mi dhe jo për fitoren e Shqipërisë apo për një ndeshje futbolli, – rrëfen ai. – Zotin e kam për punë të tjera dhe jo për futbollin.” Pas marrjes së pasaportës dhe pas mëse 3 viteve këtu, De Biazi ndjehet gjithnjë e më shqiptar, ndonëse ka gjëra që i pëlqejnë këtu, si dhe ka diçka që nuk e pëlqen.

“Ka gjëra për shqiptarët që më pëlqejnë e të tjera që nuk më pëlqejnë, – pohon ai. – Shqiptarët më pëlqejnë se janë mikpritës, si italianët e dikurshëm, janë mikpritës dhe bujarë me mikun dhe kjo më pëlqen. Një nga gjërat që nuk më pëlqen është se në mjedise publike ende pihet duhan dhe kjo më acaron.” Trajneri kuqezi e çmon dhënien e nënshtetësisë shqiptare se vlerësim të punës së tij, ndërsa edhe pagëzimin në rrjetet sociale një emër shqiptar, e ka marrë një shaka mjaft të këndshme.

 

Në orët në vijim, AlbanianSport.com do t’jua sjellë të plotë intervistën e trajnerit të Kombëtares, Xhovani De Biazi, si të zbardhur si tekst, ashtu edhe si video…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh