AlbanianSport.com 10/08/2020 16:25
ASNN – Besnik Prenga mendon se shembullin e punës së tij tek Lokomotiva duhet ta ndjekin klubet shqiptare që të rrisin nivelin, por edhe të ardhurat e tyre. “Duke parë suksesin e Lokomotivës dhe rrugën që ka ndjekur ky klub drejt suksesit, mendoj se edhe ekipet shqiptare i kanë të gjitha mundësitë ta ndjekin këtë rrugë, – thotë ai. – Klubi ynë është një dëshmi për ekipet shqiptare që, edhe me pak financa, por me shumë përkushtim, me kujdes dhe me administrim të mirë, mund të realizosh shumë gjëra.”
“Mendoj se të gjitha klubet shqiptare i kanë të gjitha mundësitë për ta ndjekur këtë rrugë, pra, ose në mënyrën tonë, ose në një mënyrë të përafërt, dhe do të dëshiroja që, së shpejti, të shoh një Skënderbe tjetër, pra një tjetër ekip shqiptar në Evropë, që të jetë i suksesshëm, – thekson 51-vjeçari. – Besoj se do të vijë kjo ditë dhe Insha’Allah, kjo ditë të vijë sa më shpejt.”
“Klubet shqiptare duhet të jenë të suksesshëm, sepse talenti është, investimi është në Shqipëri, sepse ka shumë presidentë klubesh që për vite të tëra japin maksimumin, japin veten, por, një këshillë nga unë është që duhet të kenë më shumë besim tek lojtarët, më shumë besim tek specialistët, tek trajnerët dhe drejtorët e klubeve, pra, tek ata që marrin përgjegjësi. Në fund mund t’ju them vetëm “Suksese në sport!”, – përfundon Prenga.