Ekskluzive / Bello: Shqipëria, “viktimë” e suksesit të vet për ftesat (II)

Share Button

ABK-Stavri-Bello-dyshe

AlbanianSport.com 12.01.2016 09:25

ASNN – Për shkak të skandaleve me dopingun që goditën gjatë dy viteve të fundit peshëngritjen kuqezi, Shqipëria shkon në Lojërat Olimpike të këtij viti me një delegacion më të reduktuar sesa në dy Olimpiadat e fundit. Duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello, ka theksuar se deri më tani janë konfirmuar 4 sportistë, por shpresohet edhe për dy të tjerë.

“Për ne që kemi marrë pjesë në dy Olimpiadat e fundit me më tepër sesa 6 sportistë, sistemi i ftesave është disi i komplikuar, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në parimin e tij ka gjithëpërfshirjen dhe, siç ju thashë, për ata që kanë marrë pjesë në Olimpiadën e fundit me më tepër sesa 6 sportistë, nuk ka ftesa, sepse i jepen dikujt tjetër që nuk i ka këto mundësi”, – ka thënë ai.

Ndryshe nga Olimpiada e Pekinit, ku pati një delegacion prej 11 sportistësh, dhe ajo e Londrës, ku u përfaqësua me 10, në Lojërat Olimpike të këtij viti në Rio de Zhaneiro, Shqipëria pritet të ketë një delegacion më modest. Lidhur me këtë, Stavri Bello, ka sqaruar se në ç’fazë janë përgatitjet për Olimpiadën braziliane. “Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka krijuar një sistem të tillë që të gjithë Komitetet Olimpike Kombëtare (anëtare të tij), të jenë të pranishme në Olimpiadë, pra, të sigurojë gjithëpërfshirjen”, – ka sqaruar nr. 2 i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptare.

“U ka dhënë mundësi të gjitha vendeve të kenë minimumi 4 sportistë me ftesë, dy në not dhe dy në atletikë, të cilat ne i kemi të garantuara, e për më tepër që, në rastin tonë, bëhet fjalë që disa nga këta sportistë t’i kenë arritur normat për kualifikim”, – ka shtuar Bello, u cili ka theksuar se shpresohet edhe për të paktën dy sportistë të tjerë kuqezinj në Olimpiadë.

“Shpresat janë deri në fund për peshëngritjen, pasi kanë edhe një Kampionat Evropian në dispozicion, në të cilin duhet të kenë një rezultat në 3 vendet e para që të kualifikohen për në Olimpiadë”, – ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello, i cili ka shtuar se Olimpiada e Rios do të sjellë një kënaqësi të dyfishtë për shqiptarët, pasi në të do të marrë pjesë me të drejta të plota edhe Kosova. Kjo është intervistës që Bello dha për Albaniansport.net, që ne jua sollëm në dy pjesë, dhe sot pjesa e dytë dhe e fundit.

 

…vijon nga dje

 

– Ka qenë e pranishme, por, përtej rekordit të Pekinit me 11 sportistë dhe Londra me 10, duket se peshëngritja e ka dëmtuar më tepër kontingjentin olimpik shqiptar. A mund të themi që, bazuar mbi rezultatet e Briken Caljes dhe Erkand Qerimajt në Botërorin e Hjustonit në SHBA, edhe ky sport po e merr veten dhe a do të jetë ky sport sërish një kontribuues i madh i delegacionit tonë olimpik?

– Padyshim që rezultatet e dy sportistëve që ju përmendët janë shumë të mira, pasi të përfshihesh në 10-shen e parë të botës në peshëngritje nuk është pak, është një rezultat shumë i mirë, aq më tepër për një vend të vogël si Shqipëria. Por kjo nuk është e mjaftueshme për t’u kualifikuar. Sigurisht, shpresat janë deri në fund, pasi kanë edhe një Kampionat Evropian në dispozicion, në të cilin duhet të kenë një rezultat në 3 vendet e para që të kualifikohen për në Olimpiadë. Ne do të jemi të gatshëm, në bashkëpunim me Federatës, që t’i mbështesim për përgatitjen, por edhe për pjesëmarrjen, në mënyrë që edhe peshëngritja të jetë pjesë e delegacionit tonë olimpik, siç ka qenë gjithmonë, dhe, siç thatë edhe ju, të na rrisë edhe numrin e sportistëve tanë në Olimpiadë, aty ku ka dhënë edhe rezultate mbresëlënëse.

 

– Përpara se të dalim tek pyetja e fundit, për Kosovën… shpresohet në qitje, shpresohet në arte marciale, a ka shenja jete në këto dy sporte, a mund të flasim për ftesa apo për sportistë të kualifikuar nga këto sporte?

– Për ne që kemi marrë pjesë në dy Olimpiadat e fundit me më tepër sesa 6 sportistë, sistemi i ftesave është disi i komplikuar, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në parimin e tij ka gjithëpërfshirjen dhe, siç ju thashë, për ata që kanë marrë pjesë në Olimpiadën e fundit me më tepër sesa 6 sportistë, nuk ka ftesa, sepse i jepen dikujt tjetër që nuk i ka këto mundësi. Për fatin tonë të mirë, që kemi marrë pjesë me më shumë se 6 sportistë në Lojërat e fundit, por, për të njëjtën arsye, edhe për fatin tonë të keq, nuk shpresojmë për ftesa shtesë, por kemi vetëm dy ftesa për atletikën dhe dy për notit, që, siç ju thashë, janë të sigurta. Sigurisht, nuk jemi ne të vetmit me pak sportistë, pasi, për shembull, në “Londër 2012”, ishte e habitshme për ne që Maqedonia merrte pjesë vetëm me 4 sportistë. Kjo janë gjëra që ndodhin, në varësi të brezave të sportistëve, por edhe përgatitjes së tyre.

 

– Dhe, së fundi, kemi “firot” e Kosovës. Kemi “humbur”, në kuptimin figurativ të fjalës, Majlinda Kelmendin apo sportistë të tjerë të arteve marciale… a e cilësoni këtë njëfarë humbjeje për Shqipërinë?

– (Buzëqesh) Ta filloj këtu nga fundi… Nuk është humbje për Shqipërinë, pasi Majlinda Kelmendi, përveç Kosovës, është edhe e Shqipërisë. Ajo është një sportiste e klasit botëror, sigurisht shumë pranë medaljes olimpike dhe i urojmë padyshim fat dhe sukses në këtë mision. Natyrisht do të ishim të lumtur po të kishte garuar për Shqipërinë, por, edhe se përfaqëson Kosovën, ne të dy vendet do të gëzohemi njësoj nëse ajo do të ngjitet në podiumin e medaljes olimpike.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh