Ekskluzive / Bello: Gega & Hoxha, pararendësit drejt “Rio 2016” (I) (Video)

Share Button

ABK-Stavri-Bello-profil

AlbanianSport.com 11.01.2016 07:05

ASNN – Për shkak të skandaleve me dopingun që goditën gjatë dy viteve të fundit peshëngritjen kuqezi, Shqipëria shkon në Lojërat Olimpike të këtij viti me një delegacion më të reduktuar sesa në dy Olimpiadat e fundit. Duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello, ka theksuar se deri më tani janë konfirmuar 4 sportistë, por shpresohet edhe për dy të tjerë.

“Për ne që kemi marrë pjesë në dy Olimpiadat e fundit me më tepër sesa 6 sportistë, sistemi i ftesave është disi i komplikuar, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në parimin e tij ka gjithëpërfshirjen dhe, siç ju thashë, për ata që kanë marrë pjesë në Olimpiadën e fundit me më tepër sesa 6 sportistë, nuk ka ftesa, sepse i jepen dikujt tjetër që nuk i ka këto mundësi”, – ka thënë ai.

Ndryshe nga Olimpiada e Pekinit, ku pati një delegacion prej 11 sportistësh, dhe ajo e Londrës, ku u përfaqësua me 10, në Lojërat Olimpike të këtij viti në Rio de Zhaneiro, Shqipëria pritet të ketë një delegacion më modest. Lidhur me këtë, Stavri Bello, ka sqaruar se në ç’fazë janë përgatitjet për Olimpiadën braziliane. “Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka krijuar një sistem të tillë që të gjithë Komitetet Olimpike Kombëtare (anëtare të tij), të jenë të pranishme në Olimpiadë, pra, të sigurojë gjithëpërfshirjen”, – ka sqaruar nr. 2 i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptare.

“U ka dhënë mundësi të gjitha vendeve të kenë minimumi 4 sportistë me ftesë, dy në not dhe dy në atletikë, të cilat ne i kemi të garantuara, e për më tepër që, në rastin tonë, bëhet fjalë që disa nga këta sportistë t’i kenë arritur normat për kualifikim”, – ka shtuar Bello, u cili ka theksuar se shpresohet edhe për të paktën dy sportistë të tjerë kuqezinj në Olimpiadë.

“Shpresat janë deri në fund për peshëngritjen, pasi kanë edhe një Kampionat Evropian në dispozicion, në të cilin duhet të kenë një rezultat në 3 vendet e para që të kualifikohen për në Olimpiadë”, – ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello, i cili ka shtuar se Olimpiada e Rios do të sjellë një kënaqësi të dyfishtë për shqiptarët, pasi në të do të marrë pjesë me të drejta të plota edhe Kosova. Kjo është intervistës që Bello dha për Albaniansport.net, që ne po t’jua sjellin në dy pjesë, të hënën dhe të martën.

 

– Ka filluar viti 2016, pra jemi në vitin olimpik. Përtej dëshirës, në teori, me sa sportistë mund të shkojë Shqipëria në “Rio 2016”, pra, në Lojërat Olimpike?

– Së pari, më lejoni t’i uroj gjithë komunitetit sportiv në Shqipëri një 2016-të sa më të mbarë dhe suksese në veprimtaritë e tyre sportive. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka një vit sigurisht të ngjeshur përpara, sepse kemi janë Lojërat Olimpike “Rio 2016”, për të cilat përgatitjet duhet të kenë filluar praktikisht me kohë. Sigurisht, kualifikimi sa vjen e bëhet edhe më i vështirë, por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka krijuar një sistem të tillë që të gjithë Komitetet Olimpike Kombëtare (anëtare të tij), të jenë të pranishme në Olimpiadë, pra, të sigurojë gjithëpërfshirjen. U ka dhënë mundësi të gjitha vendeve të kenë minimumi 4 sportistë me ftesë, dy në not dhe dy në atletikë, të cilat ne i kemi të garantuara, e për më tepër që, në rastin tonë, bëhet fjalë që disa nga këta sportistë t’i kenë arritur normat për kualifikim. Ndërkohë, ne kemi shpresë të kemi ndonjë sportist tjetër të kualifikuar nga sporti i peshëngritjes, që duhet thënë se, është hera e parë pas kaq shumë vitesh, që ky sport ka të ngjarë të mungojë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike, natyrisht, nëse nuk do të arrijë të kualifikojë asnjë sportist.

 

– Pra, përtej dëshirës, ju folët për 4 sportistë të garantuar për në “Rio 2016”. A kemi emra konkretë për këta 4 sportistë të garantuar dhe, sa u përket të tjerëve që mund të shtohen, a kemi kandidatë potencialë?

– Po, lidhur me pyetjen tuaj, në atletikë kemi të konfirmuar Luiza Gegën, e cila është kualifikuar me normë olimpike, pra, nuk ka nevojë të shfrytëzojë ftesën, ndërsa presim të përcaktohet edhe emri i një atleti mashkull, pasi në Olimpiadë, përveç përfaqësimit gjeografik dhe sportiv, reflektohet edhe përfaqësimi gjinor, pra duhet një femër dhe mashkull. Ndërsa në disiplinën e notit, Sidni Hoxha pothuajse e ka siguruar normën olimpike dhe pritet të përcaktohet edhe notarja femër që do të shkojë në Lojërat Olimpike të Brazilit. Përtej kësaj, siç ju thashë, ne presim, sepse garat kualifikuese vazhdojnë deri pak para nisjes së Olimpiadës, deri në muajin qershor, pra, shpresojmë. Ne si Komitet Olimpik Kombëtar Shqiptar, përveç bursave olimpike, do të investojmë tek këta sportistë që, së pari, të sigurojnë pjesëmarrjen në garat kualifikuese, sepse kjo është shumë e rëndësishme, sepse, natyrisht, nuk mund të kualifikohesh pa marrë pjesë në këto gara. Dëshira jonë e mirë është që ata të shkojnë edhe të përgatitur në këto gara kualifikuese, për t’i arritur normat olimpike, gjë që sa vjen e bëhet edhe më e vështirë, ndaj kërkohet një koordinim sa më i mirë ndërinstitucional, qoftë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, qoftë nga ne si Komitet Olimpik Kombëtar Shqiptar, qoftë nga Federatat sportive, në mënyrë që këtyre sportistëve kandidatë t’u krijojmë kushte që të marrin pjesë dhe, pse jo, të kenë edhe shanse për kualifikim. Do të thoja që, në këtë drejtim peshëngritja është më afër, edhe sepse ka qenë gjithmonë e pranishme në Olimpiada.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh