AlbanianSport.com 21.08.2015 12:55
ASNN – Gjendja e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet nuk i përmbush kushtet e kërkuara nga Federata Botërore e Basketbollit (FIFA) dhe Kombëtaret shqiptare të këtij sporti rrezikojnë t’i luajnë jashtë vendit ndeshje e tyre. Ky është alarmi që kanë dhënë inspektorët e FIFA-s, të cilët kanë parë nga afër mjediset e këtij Pallati Sporti, duke vendosur edhe afatet përsa i përket kushteve për ndeshjet ndërkombëtare.
Pas disa vitesh mungesë, Shqipëria do të marrë pjesë në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Basketbollit për Femra dhe, për këtë qëllim, ka mbërritur në Tiranë një përfaqësuese e FIBA Evropës, e cila ka inspektuar gjendjen e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Duke folur për AlbanianSport.com, inspektorja Shined Gordon, ka parashtruar kërkesat e FIBA-s përsa i përket infrastrukturës.
“Ky Pallat Sporti ka nevojë për një rinovim, pasi nga ky inspektim i parë i yni ka disa kushte që nuk do të pranoheshin dhe ka disa zona në të cilat duhet punuar përpara se të zhvillohet këtu ndeshja e parë e femrave në nëntor, – ka deklaruar Shined Gordon, duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com. – Për shembull, kur hyn brenda, ajo që duhet përmirësuar është ndriçimi, që nuk është në nivelin e duhur. Po kështu, ka mungesa në dhomat e zhveshjeve, përsa u përket kushteve të dusheve dhe mjediseve higjenike.
“Kam përshtypjen se ka probleme me specifikën teknike të pajisjeve, e të tjera dhe të gjitha këto e bëjnë këtë mjedis ta papërshtatshëm për ndeshjet e këtij niveli”, – shtoi zyrtarja e FIBA-s ka vendosur edhe afatet përsa i përket kushteve për ndeshjet ndërkombëtare. “Mendoj se kohë ka, pasi jemi në fund të gushtit dhe ndeshja e parë në fushën tuaj për përfaqësuesen e femrave luhet në fund të nëntorit”, – ka kujtuar Gordon.
“Nëse Federata merr mbështetjen e nevojshme, nëse merr financimin e nevojshëm, unë do të thoja, “pse jo?”, – ka vijuar ajo. – Por, për këtë periudhë 3-mujore, gjërat duhen bërë shpejt, të paktën për një Pallat Sporti si ky që pashë këtu në Tiranë, ka punime që duhen bërë menjëherë, në mënyrë që ne ta pranojmë atë si të përshtatshëm për ndeshje ndërkombëtare.”
Delegacioni i FIBA Evropës ka vizituar edhe Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit dhe atë “Tomorr Sinani” në Elbasan. Në vijim orët në vijim, AlbanianSport.com do t’jua sjellë të plotë, me tekst dhe video, intervistën ekskluzive që përfaqësuesja e FIBA Evropës, Shined Gordon, dha për faqen tonë.