AlbanianSport.com 16.12.2014 16:10
ASNN – Ashtu siç deklaruar që të dielën pasdite, fill pas ndeshjes me Përmetin, të cilën Egnatia e ka humbur në fushën e saj 0-1, trajneri i rrogozhinasve Erind Tosku ka dhënë dorëheqjen. Për të mos qenë pjesë e pazareve të ulta që bëhen në kurriz të ekip, Tosku ka bërë dhe këtë deklarata në faqen e “Facebook”-ut FK Egnatia. “Ju informoj që nga sot nuk do të jem trajneri i Egnatias. “Më vjen keq për këtë vendim, por gjithçka ka ardhur jo si pasojë e rezultateve, por si pasojë e ndërhyrjeve të disa personave në punët e brendshme të ekipit”, – ka shkruar ai.
“Harmonia e ekipit është prishur si pasojë e këtyre ndërhyrjeve, – ka vijuar ish-trajneri i Egnatias. – Një ditë përpara ndeshjes me Përmetin njoftohet se nuk do të realizohet. Dhe në fakt disa lajmërohen dhe disa të tjerë jo. Janë disa pengesa që krijohen artificialisht dhe që të demoralizojnë skuadrën. Janë penguar disa sponsorë vetëm se nuk plotësonin kërkesat e personit qe shkakton gjithë problemet. Deri në ndeshjen me Tepelenën, ekipi ka qenë në gjendje shumë të mirë. Dhe kthesa negative në rezultate nuk erdhi si pasojë e mospërgatitjes, por si pasojë e lojërave të pista që janë bërë.”
“Disa elementë, brenda dhe jashtë Egnatias, veprojnë kundër dhe nuk kanë dëshirë që ekipi të eci përpara, – ka theksuar Tosku. – Unë nuk mund të jem pjesë e kësaj, pasi nuk lejoj që mundi dhe djersa ime të nëpërkëmbën në këtë mënyrë. Shpresoj që trajneri i ri, që do të gjejnë, të dijë t’i bëjë këto lojëra pasi un nuk mund t’i bëja dot. Kjo është e vetmja mënyrë që mund të ecet tek ky ekip”. Kjo ka qenë deklarata e ish-trajnerit të Egnatias, Tosku.
Ndërkohë që tashmë rrogozhinasit pas asaj që kanë bërë me përmetarët në fund të ndeshjes duket se do të përballen dhe me masat ndëshkimore në Komisionin e Disiplinës në FSHF, sikurse dhe futbollisti përmetar, i cili goditi me kokë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Gjeçi.