AlbanianSport.com 14.02.2015 15:15
ASNN – Të dielën e ardhshme Egnatia e Rrogozhinës e nis fazën e dytë me një ndeshje të vështirë jashtë fushës së saj.
Ajo do të luajë përballë Bilisht Sportit. Të gjithë e kanë të qartë që është një ndeshje e vështirë jashtë fushe.
Por në Rrogozhinë, sidomos me ardhjen e trajnerit të ri në krye të skuadrës, Thartori, ka një filozofi që të gjithë e dinë: “Fillimi i mbarë, gjysma e punës”.
Ndaj me këtë ide, Egnatia po përgatit ndeshjen e Bilishtit me idenë që do të kërkojë marrjen e pikëve pozitive.