AlbanianSport.com 19/04/2019 20:15
ASNN – Në një intervistë për revistën “TIME”, Mohamed Salah, ka folur jo vetëm për futbollin, por edhe për rolin e femrave në kulturën e vendit të vet. Ai është një idhull I vërtetë në Afrikë dhe Azi, por mendon se ata duhet të fillojnë t’i japin një rol më të rëndësishëm gruas në jetën e tyre. “Unë mendoj se ne duhet të ndryshojë mënyrën se si i trajtojmë gratë tona”, – ka thënë ai.
“Kjo është një domosdoshmëri, nuk është një opsion. Duhet t’i mbështesim ato, më shumë se më parë, sepse ato e meritojnë. Ato na japin më shumë ne se sa iu japim ne atyre” – ka shtuar futbollisti i Liverpulit. Egjiptiani, i cili është cilësuar si një prej 100 njerëzve me më tepër ndikim në vitin 2019, e pranon se fama e bën atë të ndjehet krenar, megjithë presionin që ka për të vazhduar të qëndrojë te Liverpul apo të largohet në një skuadër tjetër.
Përveç kësaj, ai ka treguar edhe për vështirësitë që ka patur, kur ka qenë tek Bazeli: “Të gjithë pretendojnë shumë për mua, – ka pohuar ai. – Kur erdha në Zvicër nga Egjipti, kam vuajtur shumë si për gjuhën ashtu edhe për kulturën e vendit. Ndërsa tani dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Ndjej dashurinë e tifozëve të Liverpulit, mbështetjen e tyre dhe të klubit, këngët që këndojnë ata për të na përkrahur, është diçka e veçantë.”