Edhe Spanja “ndez” dritën jeshile, Ministri i Shëndetësisë jep lajmin e mirë

Share Button

AlbanianSport.com 03/05/2020 22:25

ASNN – Është një nga vendet më të prekura në Evropë dhe në botë nga epidemia e koronavirusit por duket se ditë të mira po vijnë, teksa edhe në Spanjë lejohet rikthimi i ekipeve në stërvitje. Dalëngadalë, armiku i padukshëm po humb fuqinë. Koronavirusi, që i bëri shumë dëme botës prej disa muaj, po dobësohet. Për këtë arsye, pas Italisë, tani edhe Spanja ka vendosur që t’i lejojë ekipet t’i nisin stërvitje.

Por fillimisht ato do të jenë individuale, duke respektuar largësinë e nevojshme, para se të stërviten në grupe në javën e 3-të të majit. Lajmi është konfirmuar nga Ministri spanjoll i Shëndetsisë, Salvador Illa, i cili konfirmoi se, që nga java e ardhshme, futbollistët do të lejohen të shkojnë nëpër qendrat stërvitore të ekipeve. Me pak fjalë, kampionati spanjoll i futbollit, pritet të rikthehet shumë shpejt.

Ministri i Shëndetësisë në Spanjë, Salvador Illa, ka hapur dritën jeshile sa i takon rikthimit të skuadrave në fushat e blerta. Sipas tij, stërvitja individuale nuk ka asnjë rrezik përhapje të virusit, si dhe stërvitjet e plota në grup, nën masat e duhura të higjienës, priten të rikthehen shumë shpejt. “Të hënën, stërvitjet individuale janë të lejuara për klubet profesioniste”, – ka thënë Illa.

“Nën masat e duhura të higjienës, do të lejohen dhe stërvitjet në grupe. Do të rikthehemi gradualisht, duke filluar që të hënën”, – ka shtuar qeveritari spanjoll. Numri i të prekurve, por edhe i personave që po humbin jetën nga koronavirusi në Spanjë  ka ardhur në rënie gjatë ditëve të fundit, me situatën që pak nga pak po shkon drejt normalizimit.

Për këtë arsye të gjithë futbollistët nga java e ardhshme, gjithmonë duke respektuar ende rregullat për distancë së paku 2 metra, do t’i rinisin stërvitjet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh