AlbanianSport.com 22.11.2014 19:20
ASNN – 1 milion lekë të vjetra për Daniel Godellin, 250.000 lekë të vjetra për Pulakun e Backën. Myftinia e Elbasanit organizoi një takimpër të nderuar tre sportistë nga qarku i këtij rrethi, të cilët kanë ngritur lart edhe vlerat e kombit shqiptar nëpër botë. Përpos kësaj, qëllimi i vërtetë i takimi ishte për të treguar të mirat e sportit dhe për të dhënë idenë e një modeli që duhet të ndjekë një i ri në jetë.
Bëhej fjalë për kampionin e botës në peshëngritje, Daniel Godellin, si edhe peshëngritësin tjetër, Hysen Pulakun. Por në këtë ceremoni u nderua edhe kampioni në karate, Abdullah Backa. Veç vlerësimit moral, tre sportistët u nderuan edhe me një vlerë monetare, ku Godellit iu akorduan 1 milionë lekë të vjetër, ndërsa Pulakut dhe Backës 250 mijë lekë të vjetër.
Në këtë ceremoni mori pjesë Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, presidenti i peshëngritjes shqiptare, Elez Gjoza, Prefekti i qarkut të Elbasanit, Arben Kamami, etj. Në fjalën e tyre, të gjithë e vunë theksin tek sporti, ku të rinjtë duhet të merren sa më shumë me sport dhe të largohen nga veset e këqija.