Edhe Madridi synon një pistë për garat e Formulës 1 & Moto GP-së

Share Button

AlbanianSport.com 17/02/2021 20:55

ASNN – Morata de Tahunja synon të presë një garë për Formula 1 dhe Moto GP. Një grup biznesmenësh kanë dorëzuar në këshillin bashkiak të qytetit, projektin për ndërtimin e kompleksit të kësaj piste. Ajo do të jetë i gjatë 4.5 km, do të kushtojë 12 milionë Euro dhe punimet për ndërtimin e gjithë impiantit do të përfundojnë pas 5 vitesh. Kështu, do të jetë Montmeló, Çeste, Herez dhe… Morata de Tahunja.

Një grup biznesmenësh, kanë paraqitur një projekt, në këshillin bashkiak të qytetit,  të kësaj komune të Madridit, për ndërtimin e një piste garash, në Formula 1 dhe Moto GP. Sipas projektit pista do të ndërtohet brenda 5 vitesh në kryeqytetin spanjoll. Ajo që filloi si një ëndërr është gati të bëhet një realitet. Të enjten e ardhshme, Këshilli i Qytetit Morata de Tahunja do të mbajë një seancë plenare të jashtëzakonshme.

Natyrisht, me synimin për t’i dhënë dritën jeshile një projekti që do t’i shtojë në të ardhmen, një objekt tepër të rëndësishëm qytetit. Vendndodhja e pistës do të jetë në një tokë të njohur si “Anselmo Hip”. Do të jetë rreth 4.5 kilometra, e ndarë në 6 kthesa në të djathtë dhe 7 në të majtë, me një pjesë të drejtë që do të jetë më e shkurtra nga të gjitha pistat e tjera të përfshirë në kalendar.

Kjo, për shkak të gjatësisë së saj, vetëm 650 metra. Investimi i përgjithshëm do të ishte rreth 12 milion euro, që do të vinin nga kapitali privat. Sipas Ánhel Sánçez, kryetari i bashkisë së qytetit të Madridit, “ideja është që ajo pistë të funksionojë 280 ditë në vit dhe jo vetëm për garat e Formulës 1 dhe Moto GP-së”. Pra synimi është që aty të zhvillohen edhe ngjarje të tjera, kulturore, koncerte gjatë muajve të verës.

Tani për tani, përfshirja e kësaj piste në kalendar duket e vështirë, por meqë është afatgjatë do të mund të bëhet vendosja perfekte në kalendarët e botërorëve përkatës, në të ardhmen.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh