AlbanianSport.com 10.12.2016 19:50
ASNN – Janë luajtur sot të 5 ndeshjet e javës së 8-të të Kampionatit të 8-të Kombëtar të Futbollit të Femrave dhe vazhdon dukuria e golave “me shumicë”. Më konkretisht, në 5 ndeshjet e sotme u shënuan plot 34 gola, thuajse 7 gola për ndeshje.
Rezultatin më të thellë e korri Vllaznia, e cila mposhti Teutën me rezultatin 12-0 dhe vazhdon të kryesojë e shkëputur renditjen me pikë të plota, 24, pesë më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Apolonia, dhe 8 më tepër sesa Kinostudioja e vendit të 3-të.
Mbresëlënës është fakti që, me fitoren e sotme, shkodranet kanë shënuar tanimë plot 72 gola në 8 takime, apo thënë ndryshe plot 9 gola për ndeshje, ndërsa nuk kanë pësuar as edhe një të vetëm.
Nga ana e tyre, fieraket kanë kapërcyer humbjen e javës së shkuar me Vllaznisë, duke shpartalluar në kryeqytet Tiranën me rezultatin e thellë 7-1. Kinostudio e vendit të 3-të korri gjithashtu një fitore të thellë, 7-1, në fushën e vet ndaj Akademisë AAS.
Juban Danja vazhdon rezultatet pozitive dhe është mjaftuar me dy gola në fushën e vjet për të thyer Dajtin, ndërsa fitore korri në shtëpi edhe Skënderbeu, që mposhti “The Door” me shifrat 4-1.
Kampionati i 8-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 8-të
(10 dhjetor 2016)
Të shtunën:
Kinostudio – Akademia AAS 7-0
Tirana AS – Apolonia 1-7
Skënderbeu – The Door 4-1
Vllaznia – Teuta 12-0
Juban Danja – Dajti 2-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 8 8 0 0 72-0 24
- Apolonia 8 6 1 1 31-5 19
- Kinostudio 8 5 1 2 61-11 16
- Tirana AS 8 4 1 3 31-20 13
- Akademia AAS 8 4 1 3 30-23 13
- Juban Danja 8 4 1 3 22-27 13
- Teuta 8 3 1 4 17-33 10
- Skënderbeu 8 2 0 6 7-63 6
- Dajti 8 1 0 7 7-39 3
- The Door 8 0 0 8 7-65 0