Gjergj Vyshka 15.04.2016 07:55
Gallatë tek shahu, Bekurti fut gurët në xhep dhe sahatin dhe largohet. Bllokohet për 30 minuta starti i raundit të nëntë të gjysmëfinaleve, sepse shahisti ka pretenduar që i është bërë me hile, ndaj dhe ka gjetur këtë formë proteste. Ardhja e forcave të rendit sqaron situatën.
Gallatë tek shahu dhe tek turi i nëntë gjysmëfinale i kampionatit individual. Mehmet Bekurti, me pretendimin se i kanë bërë me hile ka marrë gurët dhe sahatin e i ka futur në xhep. Dhe më pas është larguar. Për të bllokuar të gjithë shahistët që të mos luanin, ka gjetur formën origjinale.
Kështu, ai ka marrë në çdo tavolinë mbretin e mbretëreshën, sepse sipas dëshmitarëve ushtarët dhe ndërrohen e modifikohen. E gjithë situata ka ndodhur në sytë e sekretares së përgjithshme të Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinci, ndërsa më pas janë lajmëruar forcat e rendit.
Të cilat kanë mbërritur në vend, ndërsa e kanë bllokuar shahistin e pas sqarimit të situatës ndeshjet kanë vijuar normalisht. Gjyqtarët i kanë sugjeruar Bekurtit që nëse do të kishte pretendime të bënte ankimim. Nuk kanë munguar kureshtarët që të fotografojnë këtë situatë nëpërmjet celularëve, sepse një gjë e tillë, që ishte për të qeshur e për të qarë, ndodh vetëm në Shqipëri.