AlbanianSport.com 23.10.2014 19:05
ASNN – E premtja do të jetë dita kur do të mësohet edhe vendimi që Komiteti i Disiplinës pranë organizmit që qeveris futbollin kontinental, UEFA-s, do të japë përsa i përket ndeshjes së 14 tetorit midis Serbisë dhe Shqipëri, e cila u ndërpre në minutën e 41-të. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndërkohë, edhe ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Evropës, midis Partizanit të Beogradit dhe Beshiktashit, që është planifikuar të zhvillohet sonte, është shoqëruar nga incidente,
Është shtyrë me 24 orë shpallja e vendimit të Komitetit të Disiplinës së UEFA-s përsa i përket ndeshjes së 14 tetorit midis Serbisë dhe Shqipëri, e cila u ndërpre në minutën e 41-të. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas një njoftimi të botuar në faqen zyrtare të organizmit që qeveris futbollin shqiptar: “Është shtyrë vendimi i Komisionit të Kontrollit Etikës dhe Displinës në UEFA, në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri, luajtur në stadiumin “Partizani” të Beogradit më datë 14 tetor 2014”.
“Në bazë të rregullores së UEFA-s, të dyja palët, si Federata Shqiptare e Futbollit ashtu edhe Federata e Futbollit të Serbisë, kanë paraqitur dosjet e tyre me argumente juridike të mbështetura në pamje filmike dhe foto. Mbledhja për shqyrtimin e provave do të zhvillohet sot, sipas programit, deri në marrjen e vendimit. Komunikimi mbi këtë vendim do të jepet të dhe do të bëhet publik nga UEFA”, – përfundon njoftimi i FSHF-së.
Ndërkohë, edhe ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Evropës, midis Partizanit të Beogradit dhe Beshiktashit, që është planifikuar të zhvillohet sonte, është shoqëruar nga incidente, pasi tifozët dhe madje drejtuesit e klubit turk janë penguar mbrëmë që në aeroportin e kryeqytetit serb, ndërsa sonte tifozët miq nuk po lejohen të dalin nga hoteli ku ndodhen. Ende nuk është vendosur nëse ndeshja do të luhet apo jo.