AlbanianSport.com 01/10/2019 23:05
ASNN – Shënohen plot 27 në 8 ndeshje, por 9 prej tyre realizohen vetëm në Totenhem-Bajern 2-7. Ka qenë padyshim një e martë e begatë kjo e ndeshjeve të dyta të grupeve A, B, C dhe D të Ligës së Kampioneve, pasi janë realizuar plot 27 gola në 8 ndeshje, por duhet theksuar se 1/3-ta e tyre, 9, janë realizuar vetëm në përballjen Totenhem-Bajern i Mynihut, që u fitua nga bavarezët me shifrat 7-2.
Në takimin e zhvilluar më herët në grupi A, Reali i Madridit ka vuajtur në shtëpi për të marrë një barazim 2-2 përballë belgëve të Klub Bryzhit, të cilët shpërdoruan një epërsi golëshe dhe shansin për të marrë një fitore historike. Po për këtë grup, Gallatasaraj u mund minimalisht në Stamboll përballë Paris SG-së, ndërsa në grupin B, përveç ndeshjes së Londrës, u luajt edhe takimi tjetër.
Ai ku Crvena Zvezda mundi 3-1 Olimpiakosin. Në grupin C, Atalanta humbi një 11-metërsh dhe shkoi dëm epërsinë njëgolëshe, për t’u mundur 1-2 në shtëpi përballë Shahtorit të Donjeckut, kur Mançester Siti nuk gaboi në shtëpi, duke mposhtur 2-0 Dinamon e Zagrebit. Dhe, së fundi, në grupin D, Juventusi mposhti me 3 gola pa përgjigje Bajer Leverkusenin, kurse edhe Atletiko e Madridit mori një fitore të pastër, 2-0, në Moskë ndaj Lokomotivës vendase.