AlbanianSport.com 19.10.2014 20:45
ASNN – Tomori fiton “sfidën e gurtë”, duke mundur Luftëtarin në javën e tretë të kampionatit. Dy vlonjatë dhe kapiteni Arbëri nderojnë Memushin dhe kthejnë skuadrën tek fitorja pas humbjes së rëndë në Sarandë. Tomori kthehet i sigurt në shkallet e sipërme të klasifikimit, kurse Luftëtari hyn në një krizë rezultatesh, duke bërë një nisje që duket një fotokopje e sezonit të shkuar.
Sfida ka nisur mjaft e shpejtë për Tomorin, me veprime nga krahët, që kërkojnë të zënë në befasi Luftëtarin. Në minutën e 15-të, Enriko Papa kroson bukur në zonë dhe i gjendur aty, mbrojtësi Bishaj e dërgon topin në rrjetë dhe kalon beratasit në epërsi. Në minutën e 28-të, Sharavolli i jep një pasim sulmuesit Papa, por gjuajtja e tij pritet në limite nga portieri Thano.
Një aksion i shpejt i nisur për beratasit do të ishte fatal për gjirokastritët, teksa pas një gabimi të portierit Thano, Idrizaj shënon golin e dytë për Tomorin. Futbollistët e Luftëtarit duke u gjetur në disavantazh kërkojnë të hidhen në sulm për të shkurtuar diferencat. Në minutën e 81-të, pas një rrëmuje në zonën beratase, do të ishte ish-mbrojtësi i Tomorit, Rexha do të shkurtonte diferencat.
Luftëtari fillon të bëj presing pas golit dhe hidhet në sulm për disa minuta. Një kundërsulm i shpejt i Tomorit me Papën sjell 11-metërshin, që e kthen në gol Gersi Arbëri dhe në fund 3-1.
TOMORI – LUFTËTARI 3-1
Shënues: Bishaj 14′, Idrizaj 47′, G. Arbri 87′ (11-m.) / Rexha 80′
Tomori: Vashaku, Ramazani, Bitri, Bishaj, Kuçi, Sharavolli (Berberi 79’), B. Myzyri, G. Arbëri, Uzuni (Avdo 90’), E. Papa, Idrizaj (M. Muzhaj 90’+2). Trajner: E. Memushi
Luftëtari: Thano, Rexha, Çunaj (Brahimi 46’), Mersini, Frashëri, Shenaj, Erg. Mersini (Gaba 59’), Qejvani, Biraçaj, Nelaj (Zholi 34’), Aliaj. Trajner: B. Devolli
Karton i verdhë: Bitri / Aliaj, Mersini, Rexha, Shenaj