AlbanianSport.com 10/02/2019 15:55
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur sot pasdreke dy takime të vlefshme për javën e 21-të, duke dhuruar vetëm një gol në 180 minutat e zhvilluara në Kamëz dhe Gjirokastër. Në Kamëz, Tirana ka shtangur Kukësin me një gol të vetëm, të shënuar në minutat e fundit të kohës së rregullt nga Albi Doka.
Interesant është fakti se, me këtë fitore, Tirana ka ndihmuar rivalen e saj të përjteshme Partizanin, pasi tanimë Kukësi mbetet 6 plot 8 pikë prapa të kuqve kryesues. Por, më tepër se aq, bardheblutë kanë korrur një fitore karakteri që gjithashtu i largon ata edhe më tepër nga zona e ftohtë e rënies nga Kategoria.
Në takimin tjetër të pasdrekes, Luftëtari dhe Flamurtari ndanë nga një pikë në barazimin e bardhë midis tyre. Në mbrëmje, duke nisur nga ora 17:00, Teuta pret në Durrës Kamzën. Takimi i fundit i javës së 21-të është ai i së hënës në mbrëmje, ku Skënderbeu do të presë në Korçë Laçin në sfidën që nis në ora 18:00.
Kategoria Superiore
Java e 21-të
Të shtunën, 9 shkurt 2019:
Partizani – Kastrioti 2-0
Të dielën, 10 shkurt 2019:
Kukësi – Tirana 0-1
Luftëtari – Flamurtari 0-0
Teuta – Kamza (17:00)
Të hënën, 11 shkurt 2019:
Skënderbeu – Laçi (18:00)