Duka thumbon kryeministrin: Unë dhe gjithë shqiptarët, shumë të lumtur për Hysajn

Share Button

AlbanianSport.com 18/06/2020 22:25

ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një deklaratë për emisionin sportiv “Radio Goal” në Radio “Kiss Kiss Napoli”. Duke folur edhe në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Duka ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket vazhdimit të Ligës së Kampioneve dhe më konkretisht sa i përket Napolit të Elseid Hysajt.

“Dje kemi marrë vendime të rëndësishme përsa i takon vijimësisë dhe përmbylljes së Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës, si për datat e sfidave, ashtu edhe për stadiumet ku do të luhen ndeshjet, – ka deklaruar ai për radion në fjalë. – E vetmja që mbetet e papërcaktuar është nëse do të luhet me tifozë apo me dyer të mbyllura në Gjermani dhe në Portugali.

“Megjithatë, ekziston mundësia të kemi tifozë në stadiume, por gjithçka do të varet nga mënyra se si do ndryshojë situata e pandemisë dhe janë gjëra për të cilat nuk mund të vendoset tani, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris futbollin në Shqipëri. – Nuk mund të pretendojmë që t’i mbushim stadiumet plot, është ende shumë herët, por nëse na jepet drita jeshile për të hapur dyert mund të synojmë të kemi 30% ose maksimumi 40% të kapacitetit të stadiumeve me tifozë.”

“Barcelona-Napoli në fushë neutrale? – ka vijuar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. – Të gjitha ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampioneve do të luhen në Lisbonë, Gimaraesh dhe Oporto. Sigurisht, Barcelona dëshiron të luajë në “Kamp Nou”, ndërsa për ndeshjet e tjera të fazës çerekfinale është vendosur për vendet se ku do të luhen ndeshjet.”

“Hysaj është i lumtur që fitoi Kupën e Italisë, e gjithë Shqipëria bëri tifozllëk për Napolin me përjashtim të Kryeministit Rama, i cili është tifoz i Juventusit dhe nuk besoj se ka mbetur i kënaqur me rezultatin e finales”, – ka përfunduar Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, intervistën që ka dhënë për emisionin sportiv “Radio Goal” në Radio “Kiss Kiss Napoli”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh