Duka për TV Klan: Shigjetimi ndaj trajnerit Panuçi, i orkestruar

Share Button

AlbanianSport.com 15/09/2018 17:55

ASNN – Presidenti: “Synojmë vendin e parë në grup dhe të tentojmë kualifikimin në Evropian”. Humbja me Skocinë në Ligën e Kombeve dhe polemikat rreth zgjedhjeve të

Kristian Panuçi nuk i kanë lëkunduar pozitat e tij te Kombëtarja. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e thotë këtë qartë në një intervistë dhënë të shtunën për TV Klan.

“Çdo skuadër ka kufizimet e veta, ka fatin e vet dhe do të arrijë një rezultat jo vetëm nga përgatitja dhe paraqitja e skuadrës, por edhe nga fati, kështu që Panuçi duhet të vazhdojë, – ka deklaruar ai, duke folur për televizionin në fjalë. – Kjo është loja, ky është futbolli, duhet të tentosh maksimalisht ta përmirësosh edhe në momentet që me armatën që ke nuk mund ta përmirësosh, atëherë mund të bësh ndryshime.”

Kreu i Federatës së Futbollit mendon se zgjedhjet e deritanishme të trajnerit dhe stafit të tij kanë qenë të drejta. Armand Duka nuk e quan një tragjedi rezultatin e fundit të kuqezinjve, por pohon se duhen korrigjuar problemet. Presidenti i FSHF-së thotë: “Të humbësh një ndeshje me Skocinë nuk do të thotë që duhet të presësh koka, do të thotë që ne duhet të bëjmë analiza.”

“Duhet të kuptojmë se ku i kemi defektet sportive dhe jo të kalojmë në këto emocione luftarake dhe t’i korrigjojmë për të ardhmen”, – shprehet presidenti Duka. Ndërkohë, ai ka sidoqoftë, edhe një vërejtje miqësore ndaj Kristian Panuçit. “Është komunikimi me publikun dhe median, por jo vetëm ai, por edhe stafit të FSHF-së”, – thotë kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend.

Shqipëria ka 3 pikë deri më tani dhe ka ende në dispozicion edhe 6 të tjera. Edhe pse është e vështirë në grupin ku ndodhet Armand Duka thotë se synimi final nuk ndryshon. “Ne nuk lëvizim nga objektivi jonë për të qenë të parët e grupit dhe për të tentuar një kualifikim në Evropian edhe nga kjo mundësi”, – thekson presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Pjesëmarrja e Kombëtares në fazën finale të “Euro 2016” ishte një eveniment historik për futbollin shqiptar, një arritje që kërkohet sërish nga tifozeria dhe opinioni sportiv. “Në fakt, po ta themi paksa me humor, është faji i vetë skuadrës, pasi ishte ajo që e ngriti stekën, që tani është aq lart dhe të gjithë presin nga Kombëtarja”, – e përmbyll Armand Duka.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh