Duka, një rrëfim “italian” në 360 gradë për krizën, Kombëtaren, Rejën dhe kuqezinjtë

Share Button

AlbanianSport.com 16/05/2020 19:20

ASNN – Me një trajner të Kombëtares nga Italia, me një shqiptar drejtor sportiv në një nga klubet më të mëdha të Gadishullit të Apenineve dhe me një numër lojtarësh që militojnë në kampionatin italian të futbollit, Shqipëria rikthehet shpesh në vëmendje të medieve në vendin përtej Adriatikut. E po kështu është një “klient i rregullt në këto media edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka. Kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend ka dhënë së fundmi një intervistë për faqen sportive “Tuttomercatoweb” në Itali.

Temat për të cilat flet janë të shumta, duke nisur me ndikimin e virusit korona në futbollin shqiptar, për të vijuar me trajnerin Edoardo Reja, futbollistët e Kombëtares në Itali dhe për objektivat e Shqipërisë. “Klubet tona, në përqindje, kanë pasur të njëjtat humbje si klubet e mëdha, 20-25 % të buxhetit”, – ka deklaruar ai duke iu referuar pasojave të epidemisë së virusit korona në mjedisin e futbollit shqiptar. “Njësoj edhe për ne si federatës, pasi kemi humbur ndeshje që do sillnin para, – ka vijuar Duka. – Shqipëria është ndryshe nga Italia, klubet janë më të brishta.”

“Ne si Federatë u kemi dhënë dy paga atyre që punojnë në futboll, – ka sqaruar ai. – Fatkeqësisht qeveria nuk na ka mbështetur, kështu që vendosëm direkt të jepnim paga për dy muaj.” 57-vjeçari ka folur me superlativa edhe për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja, teksa ka zbuluar edhe disa hollësi interesante për veteranin. “Reja është jo vetëm trajner i kombëtares, por edhe përgjegjës për ekipet e tjera të moshave, bashkëpunon me trajnerët e tjerë, nga Nën-15, deri tek Nën-21-vjeçarët, – ka thënë Duka. – E njëjta gjë edhe për pjesën tjetër të stafit të tij.”

“E njihja Reja si trajner kur ishte te Napoli, – ka vijuar ai. – Ka qenë ëndërr për ne që të kishim një trajner të këtij niveli. Pastaj, kur e takova mendova: është 74 vjeç, por nuk e tregon këtë. Ai është i ri, brenda dhe jashtë, stërvit dhe shkon mirë me të gjithë. Me të është rikthyer atmosfera e periudhës kur drejtonte De Biazi.” Por kreu i FSHF-së kërkon të mbetet me këmbë në tokë, teksa thotë: “Të gjithë mbështesin ekipin e tyre, edhe unë. Sioqoftë, duhet të jem realistë. Mund të them që Shqipëria përballet me çdo ekip, në Evropë, por mund të humbim edhe me ekipe të vogla.”

“Për këtë arsye unë them se në çdo eliminatore është objektiv të kualifikohemi, – ka shtuar ai. – Në Ligën e Kombeve të Evropës duam vendin e parë në grup”. Në vijim të bisedës së tij me median sportive italiane në fjalë, Duka ka folur edhe për futbollistët shqiptarë që po luajnë me sukses në Serinë A por edhe në nivelet e tjera të kampionatit italian të futbollit. “Kumbulla ka luajtur me ne që nga Kombëtarja e Nën-15-vjeçarëve, kujtoi ai. – Pak me Shqipërinë e Nën-21-vjeçarëve dhe tani është në skuadrën e parë. Kemi shpresa të mëdha tek ai.”

“Kemi shumë lojtarë të talentuar në ekipin e parë dhe te moshat, – ka vijuar drejtuesi i futbollit shqiptar. – Portierët? Kemi Strakoshën dhe Berishën. Etriti është një lider, kurse Thomasi po lufton për të fituar titullin “kampion”. Është i ri dhe i zoti. Reja është në vështirësi, pasi janë të mirë dhe luajnë që të dy. Nuk është e lehtë. Pastaj është edhe Gjimshiti tek Atalanta, që ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Ky është sezoni më i mirë në karrierë për të. Berati është zhvilluar dhe ka ndryshuar shumë, tani është një lider.”

“Për të mos përmendur më pas edhe Elseid Hysaj, kapitenin tonë, një referencë në kombëtare dhe lojtar i një klubi të madh si Napoli”, – ka përfunduar Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka në një intervistë dhënë së fundmi për faqen sportive “Tuttomercatoweb” në Itali.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh