Duka, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Zlatko Kranjçar

Share Button

AlbanianSport.com 02/03/2021 16:35

ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Federatës Kroate të Futbollit, Davor Shuker, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të njohur kroat, Zllatko Kranjçar.

Në mesazhin e tij, kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar ka vlerësuar kontributin e madh që Kranjçari, një personalitet i madh i futbollit dhe i trajningut kroat, ka dhënë për futbollin dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krancjar dhe komunitetit kroat të futbollit.

“I dashur President, i dashur Davor! – shkruan Duka në mesazhin e tij. – U trishtuam shumë kur morëm lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të Zllatko Kranjçar, një trajner mjaft i talentuar futbolli, që ka dhënë një kontribut të madh për këtë sport. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kranjçar, Federatës Kroate të Futbollit dhe komunitetit kroat të futbollit.”

Zllatko Kranjçar u nda nga jeta këtë të hënë në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, pasi nuk mundi të fitojë dot betejën me një sëmundje të rëndë. Ai e kishte nisur karrierën si futbollist i Dinamos së Zagrebit në fillim të viteve 1970 dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me shumë klube.

Gjithashtu, Kranjçari ka luajtur edhe me përfaqësuesen e ish-Jugosllavisë e më pas me Kroacinë, pas shpalljes së pavarësisë. Në karrierën e tij të pasur ai ka drejtuar përfaqësuesen e Kroacisë në fazën finale të Botërorit 2006 e më pas shumë klube në të gjithë botën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh