AlbanianSport.com 08.09.2015 09:20
ASNN – Pas Enea Jorgjit, që më 3 qershor ka qenë në ndeshjen eliminatore të Kampionatit Evropian i Nën-21-vjeçarëve 2017, San Marino-Gjeorgji 0-3, dje ka qenë radha e ndërkombëtarit tjetër Bardhyl Pashaj për të gjykuar.
Pashaj ka qenë në ndeshjen Estoni-Kroaci 0-4, ndërsa ka pasur për ndihmës Ilir Tartarin dhe Nertil Bregasin, kurse i katërt ka qenë Laver Alla. Për t’u evidentuar Tartari ka qenë edhe me Jorgjin në San Marino.
Kështu, ai ka patur ndeshjen e tij të dytë tek Nën-21-vjeçarëve, kurse me elbasanasin kanë qenë Ridigers Çokaj dhe i katërt Kridens Meta. Sidoqoftë, dje Pashaj ka qenë në Talin, Estoni-Kroaci 0-4.