Dueli i 8 tetorit, ballkonët e Elbasanit kthehen në makth për policinë

Share Button

Elbasan-Arena-ajrore

AlbanianSport.com 29.09.2015 18:45

ASNN – Policia ka shprehur shqetësim për ndeshjen e 8 tetorit midis Shqipërisë dhe Serbisë në Stadiumin “Elbasan Arena”, pasi, edhe pse ka nën kontroll gjithçka, duket se jashtë perimetrit të saj të sigurisë janë pikërisht ballkonet e pallateve pranë impiantit në Elbasan, të cilat mbushen me tifozë gjatë orarit të ndeshjes.

Nuk është hera e parë që ndodh, pasi ballkonet shfrytëzohen shpesh tek ne për të parë ndeshjen. Por për policinë ky është problem, pasi i ka jashtë kontrollit të saj. Referuar të

dhënave që vijnë nga policia, po mendohet një plan masash për të kontrolluar individët që do të jenë nëpër ballkone, por ky konsiderohet si një mision shumë i vështirë.

Ndeshja me Serbinë po afron ndërsa në qytetin e Elbasanit kanë nisur përgatitjet për këtë sfidë. Për vetë rrjedhën e ngjarjeve në të kaluarën, por edhe për çështjen e kualifikimit, ndeshja Shqipëri-Serbi cilësohet si më e rëndësishmja në fushatën Eliminatore të “Euro 2016”-tës.

Në Elbasan, këto ditë më shumë se ndeshjen, flitet për sigurinë dhe masat që do të merren për shmangien e incidenteve. Federata Shqiptare e Futbollit ka shtuar kontaktet me Policinë e Shtetit, por edhe me Shërbimin Informativ. Po ashtu edhe UEFA është vënë në lëvizje për mbarëvajtjen e sfidës së 8 tetorit 2015.

Në masat e sigurisë që do të jenë më të forta se në çdo takim tjetër të luajtur në “Elbasan Arena”, shqetësim mbeten pallatet dhe ndërtesat e tjera rreth stadiumit. Banorët tregojnë se në përballjet e shkuara mjaft qytetarë vendas e të huaj e kanë ndjekur takimin nga ballkonet e apartamenteve të tyre.

Madje në disa raste pronarët i kanë lëshuar ballkonet edhe me qera. Por në ndeshjen e ardhshme gjërat ndryshojnë. Banorët shprehen se nuk do të lejojnë persona të tjerë që të futen në pallat. Policia ka kontaktuar me të gjithë banorët, ka kryer verifikimet përkatëse dhe do të ketë në kontroll këto ndërtesa gjatë ditës së ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh