AlbanianSport.com 23.08.2015 17:55
ASNN – Derbi më i madh lokal në futbollin kosovar ndërmjet Dritës dhe Gjilanit ka dhënë një spektakël të madh, por edhe shumë tension nga të dyja palët. Stadiumi i qytetit ishte i stërmbushur nga të dyja tifozeritë, “Intelektualët” dhe “Skifterët”, të cilët krijuan një atmosferë të mirë, deri në momentin kur nuk kishte dalë situata jashtë kontrollit.
Dy herë është ndërprerë loja në këtë takim për shkak të fishekzjarrëve që tifozët kanë hedhur në fushë. Gjilani e fitoi takimin me rezultat të thellë, 3-0. Për miqtë, golin e epërsisë e shënoi Betim Haxhimusa, në minutën e 42-të, pas një harkimi nga Besnik Krasniqi.
Në pjesën e dytë Drita nuk arriti që të reagojë, kurse në minutën e 55-të pëson edhe një gol nga përforcimi i ri i Gjilanit, Dren Gashi. Për shkak të dy ndërprerjeve gjatë këtij takimi, gjyqtari kryesor i takimit, Genc Nuza, e vazhdoi takimin edhe për 15 minuta. Në kohën shtesë Dren Gashi shënon edhe njëherë në minutën e 6-të shtesë, për t’i dhënë tre pikët e para ekipit të tij, Gjilanit.