Zhvillohet kampionati i federuar ndërkombëtarisht “Dragon Armada” midis Shqipërisë dhe Italisë. Sportistë të rinj shënojnë historinë e Arteve Luftarake të Përziera në vendin tonë. Arbër Bejkosala shpallet kampioni shqiptar i ndeshjeve profesioniste. Një hap historik për Artet e Luftarake të Përziera për Shqipërinë.
Në mjediset e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, në Tiranë, u zhvillua turneu “Dragon Armada”, një kampionat midis atletëve shqiptarë dhe atyre italianë, në disiplinën sportive luftarake të njohur si Artet Luftarake të Përziera ose MMA (Mixed Martial Arts). Për rrjedhojë u zhvilluan një ndeshje “kickbox-i K1” dhe 3 ndeshje të MMA-së.
Veprimtaria u organizua nga federata botërore I.K.S.A. në bashkëpunim me palestra të ndryshme shqiptare. Fillimisht veprimtaria nisi me shfaqe të aftësive të atletëve shqiptarë në disiplinën sportive japoneze të xhudos si edhe të asaj koreane të taekuondosë.
Ndërkaq për atletët e skuadrës italiane ishte hera e parë që vinin në vendin tonë të ndesheshin, ndërsa për sportistët e skuadrës shqiptare ishte hera e parë, që hipnin në ring dhe për më tepër merrnin pjesë në ndeshje të federuara ndërkombëtarisht.