AlbanianSport.com 28/01/2021 20:55
ASNN – Përballja e shumëpërfolur e 31 marsit do të luhet në Stadiumi “La Kartuha” të Seviljes. Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar edhe stadiumin ku do të zhvillohet përballja ndaj Kosovës. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, “Twitter”, bëhet e ditur se kjo ndeshje është planifikuar të zhvillohet në stadiumin e Sevijas “La Kartuha”. Në fakt, flitej që sfida mes Spanjës dhe Kosovës të zhvillohet në një terren neutral për shkak të problemeve diplomatike, pasi Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Sidoqoftë, duhet se palët kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe është vendosur që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e Sevijas. Ky takim do zhvillohet me 31 mars 2021. Në fakt, Kosova po përgatitet për pjesëmarrjen në këto Eliminatore një grup ku vetëm Suedia e njeh si shtet. Kosova është në grupin B së bashku edhe me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Spanja është një nga 79 shtetet e Kombeve të Bashkuara që s’e njohin Kosovën shtet.
Pasaporta e Kosovës nuk lejohet të hyjë në Spanjë, sikurse nuk njihen as flamuri e himni. Por, pavarësisht kësaj, Federata pati deklaruar që nuk do të kishte që ndeshjet mund të luhen si në Spanjë, ashtu edhe në Prishtinë. “Po flasim për rregullat e FIFA-s”, ka thënë Ministria e Jashtme. Sipas rregullit të FIFA-s, përfaqësueset që nuk duan të presin Kosovën në “shtëpitë” e tyre, mund t’i luajnë në territore neutrale siç bëri Moldavia në Ligën e Kombeve.
Por vetëm duke e negociuar më parë edhe me vetë Kosovën. Në Ligën e Kombeve, Kosova gjithashtu u përball edhe me Greqinë, por helenët pranuan që ndeshja me dardanët të luhej në Athinë edhe pse nuk e njohin si shtet të pavarur.