AlbanianSport.com 13.11.2015 19:50
ASNN – Federata e Atletikës së Rusisë ka pranuar disa prej akuzave të shpallura nga Agjencia Botërore e Antidopingut (WADA).
“Ne jemi dakord me disa prej akuzave ndaj nesh, për të tjerat dhe për diçka që nuk është korrekte prej kohësh, jo. Sepse është rregulluar”, – ka thënë presidenti i Federatës së Atletikës të Rusisë, Vadim Zelicenikov.
Në një njoftim, Federata e Atletikës e Rusisë konfirmon se nëpërmjet një raporti do të tregojë pafajësinë e saj në skandalin e dopingut që ka mbërthyer shtetin. Detajet do të bëhen të ditura gjatë një konference për shtyp.