AlbanianSport.com 30.01.2016 17:05
ASNN – Lufta ndaj dopingut nuk shtë një betejë e humbur, por çelësi i suksesit ndaj dopingut është ndërgjegjësimi dhe jo vetëm i sportistëve. Shefi i antidopingut në Shqipëri, Mel Ostreni, ka deklaruar për Televizionin Shqiptar se, përveç shtytjes nga industria farmaceutike, arsyeja kryesore që i çon sportistët drejt përdorimit të të substancave të ndaluar është përfitimi financiar.
Joshja e medaljes, por më tepër e përfitimeve financiare që rrjedhin prej saj, është shpesh e parezistueshme. Megjithatë, shefi i antidopingut në Shqipëri, Mel Ostreni, këmbëngul për Televizionin Shqiptar, se kjo nuk është një betejë e humbur.
Sipas Ostrenit, çelësi i suksesit ndaj dopingut është ndërgjegjësimi dhe jo vetëm i i sportistëve. Problemet me dopingun kanë bërë që, si rrallëherë në këtë 10-vjeçar të fundit, Shqipëria të shkojnë në Olimpiadë me delegacion të redaktuar.