AlbanianSport.com 10/12/2014 08:50
Përdorimi i substancave të ndaluara nga ana e sportistëve shqiptarë nuk është i rastësishëm apo aksidental, ashtu sikundër edhe substancat më të përhapura në këto raste janë produkte farmaceutike. Kështu ka deklaruar për AlbanianSport.com, shefi i antidopingut në Shqipëri, Mel Ostreni, i cili ka dhënë edhe detaje mbi rastin më të fundit, atë të Romela Begajt.
Rasti më i fundit i Romela Begajt ka rikthyer në vëmendje edhe një herë çështjen e dopingut në sport. Sipas shefit të antidopingut në Shqipëri, Mel Ostreni, substancat më të përhapura në këto raste janë produkte farmaceutike. Ostreni thekson se përdorimi i këtyre subtancave nga ana e sportistëve nuk është aksidental. Duke iu referuar rastit të Begajt, Ostreni, i cili është një testues antidopingu me liçencë ndërkombëtare, ka dhënë detaje të mëtejshme mbi substancën dhe sasinë e dyshuar.
Analiza B e anti-dopingut për Romela Begajn do të kryhet më 16 dhjetor, ndërsa përgjigja vjen më 22 dhjetor.