AlbanianSport.com 23/08/2019 19:40
ASNN – Ish-futbollisti kuqeblu feston rikthimin e shkodranëve, por është i ndërgjegjshëm për sfidat. I gëzuar për rikthimin, por është i ndërgjegjshëm se sfida në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit nuk është e lehtë.
Ish-futbollisti i Vllaznisë në vitet 2000, Edmond Doçi, tanimë trajner i ekipeve zinxhir të shkodranëve, beson tek trajneri Jonuz dhe uron që merkatoja të japë frytet e dëshiruara.
Në vijim, Doçi, e ka cilësuar një ogur të mirë rikthimin e kuqebluve në Kategorinë Superiore këtë sezon, teksa ka uruar që sezoni i shkuar në Kategorinë e Parë të harrohet sa më shpejt.
Por Doçi është i ndërgjegjshëm se sfida në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit nuk është e lehtë. Megjithatë, ish-futbollisti, tanimë trajner i ekipeve zinxhir të Vllaznisë, beson tek trajneri Jonuz dhe uron që merkatoja të japë frytet e dëshiruara.
Vllaznia e nis sezonin e ri me një përballje me Laçin.