Gjergj Vyshka 23.12.2016 12:30
Me një vendim të Këshillit të Ministrave, Parku Olimpik i Tiranës është në varësi të Bashkisë së kryeqytetit. Por problemi është mirëmbajtja, që do të thotë se do të kërkojë forca shtesë në elektricistë, hidraulikë, apo gjithçka tjetër që kërkohet për mirëmbajtjen e sallës. “Është duke u diskutuar mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Tiranës për menaxhimin e këtyre mjediseve, – ka sqaruar Doçi. – Sidoqoftë, e rëndësishme është që shumësportëshi do të ketë një shtëpi të veten.”
“Unë e them nga përvoja ime e të luajturit në arenën ndërkombëtare, në një sallë të ngrohtë dhe funksionale edhe ne jepnim 10-15 % më tepër se sa në Tiranë, – ka kujtuar ai. – Madje kjo sallë, apo këto mjedise do të nxisin dhe të tjerët për t’u marrë me sport. Sepse në fundit nuk ka vetëm futboll”. Paragjykimi nga politika nëse ky mjedis përurohet në prag të zgjedhjeve?
“Unë mendoj që sporti nuk ka pse bëhet pjesë e politikës. Mund të thonë ç’të duan, por ama sporti ka nevojë për të tilla ambiente”, – ka përfunduar Doçi. E së paku mediat, që kanë fituar imunitet ndaj plevitisë së “Asllan Rusit”, atëherë do të jetë krenare për këtë ambient dhe nuk do të mallkojë veten së pari pse ka shkuar si sportdashës për të parë një ndeshje basketbolli, apo volejbolli, por dhe si gazetarë për të bërë raportimin e lajmit.
Shkurt, shumësportëshi me shtëpi të re shpresohet të jetë një nxitje për më shumë cilësi e rezultate pozitive për të gjithë.